TIRANE- Sapo është publikuar edhe vendimi PS për referendumin, ka reaguar ish-kryeministri Sali Beisha, duke e cilësuar absurde pyetjen me të cilën Berisha u drejtohet votuesve socialiste. Ndër të tjera Berisha thotë se me këtë referendum, Rama po ia kalon edhe Dullës.
Ja statusi i plotë i Berishës në Facebook
Pyetja e referendumit: Socialiste, a jeni automat apo votues?
Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama ka vendosur qe te zevenedesoje votimin per zgjedhjen e kryetarit me pyetjen: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit”?
Kjo është pyetja të cilës do të duhet t’i përgjigjen ne referendum me “Po” ose “Jo” anëtarët e PS.
Kjo eshte nje fyerje e rende, poshterim per çdo socialist, ky eshte kastrimi i tyre politik.
Me kete pyetje, Edi Rama ju thote socialisteve “ju dua automat dhe jo votues dhe ju besoj jo si votues por si automat”. Ai iu zevendeson socialisteve te drejten e votes per te zgjedhur kryetarin, me pranimin e mekanizmit antidemokratik te automatit, qe nuk e kane perdorur as diktatoret me te keqinj, dhe kjo vetem e vetem sepse Rama ka frike dhe tmerr nga vota e tyre dhe ndjehet i sigurt vetem me automatin per rinovimin e mandatit te tij si kryetar i PS. Bravo Edvin Kristaq Rama, po ja kalon edhe Dulles!! sb