Aktualitet

Referendumi/Berisha-komisionerëve:Të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:39 - 17/12/21 |
Opi Nion

Një ditë para referendumit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës, lideri historik i PD-së, iu ka dërguar një mesazh komisionerëve.

 Në një status në rrjetin social “Facbook”, ish-kryeministri iu kërkon atyre që të bëjnë të pamundurën të sigurojnë pjesëmarrjen maksimale të të gjithë anëtarëve.

  “Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.

Për ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i  çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese”, shkruan Berisha.

Pas