I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të zvogëluar prezencën policore në komuna veriore.
Në një reagim në rrjetet sociale, Lajçak shkruan se ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të vendit.
“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEXKosovo dhe NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.
Ky reagim vjen pasi Kosova zvogëloi sërish prezencën policore pranë objekteve komunale në veri të vendit./Opinion.al