Sociale

Reduktimet e Dëmit të Duhanit/Informacioni shkencor ndihmon ndërtimin e shoqërive moderne



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 30/09/22 |
el ida

Në samitin e fundit shkencor mbi Reduktimin e Dëmit të Duhanit të mbajtur në Athinë, të gjithë ekspertët pjesëmarrës treguan rëndësinë e fillimit të një dialogu të hapur dhe konstruktiv për një qasje më të mirë ndaj barrierës globale të duhanpirjes.

Sipas tyre, në këtë mënyrë palëve të interesuara mund t’u ofrohet informacion i saktë shkencor mbi efektet e nikotinës, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi njohuritë ekzistuese për Reduktimin e Dëmit të Duhanit.

Shoqata Mjekësore Evropiane (EMA) u përfaqësua në Samit nga Dr. Manuel Pais-Clemente (përfaqësues i EMA-s, Portugali), i cili deklaroi se “mjekët e mirë informuar trajtojnë më mirë dhe pacientët e tyre”. Sipas Dr. Clemente, “Reduktimi i dëmit është këtu për të qëndruar. Edhe pse qasja më e mirë nuk është asnjëherë pirja e duhanit, duhanpirësit që zgjedhin të mos e lënë duhanin nuk duhet të braktisen në fatin e tyre, ata duhet të jenë në qendër të zgjidhjeve, ashtu siç mjekët vendosin pacientët e tyre në thelb të veprimeve të tyre”.

Ai theksoi gjithashtu se “Konsumatorët, politikanët dhe rregullatorët duhet të informohen për zhvillimet dhe risitë teknologjike, në mënyrë që të marrin vendimet, masat ligjore dhe rekomandimet më korrekte të politikave. Është në dorën tonë të ndihmojmë ndërtimin e shoqërive moderne, me alternativa të reja dhe më të sigurta krahasuar me tymosjes tradicionale të cigareve, duke promovuar një strategji të re në nivel qeveritar të vendeve të ndryshme”.

Nga ana tjetër, Profesor Ignatios Ikonomidis, njëkohësisht President i SCOHRE – Shoqatës Ndërkombëtare për Kontrollin e Duhanit dhe Reduktimin e Dëmit në Greqi, evidentoi se lënia e duhanit dhe Reduktimi i Dëmit shkojnë krah për krah.

Profesor Ikonomidis theksoi se “Klinikat për ndërprerjen e duhanpirjes, pavarësisht këshillimeve dhe farmakoterapive të ofruara për duhanpirësit që luftojnë për ta lënë duhanin, për fat të keq përballen me shumë rikthime, dhe ne kemi parë që produktet e duhanit me risk të reduktuar mund t’i ndihmojnë njerëzit, nëse jo për të lënë njëherë e mirë duhanin, të paktën për të reduktuar ndjeshëm dëmin e shkaktuar nga kjo sjellje jo e shëndetshme për shëndetin e tyre”.

Ndër të tjera ai vuri theksin se të gjitha produktet e reja duhet të vlerësohen dhe të rregullohen siç duhet, “por këto alternativa me risk të reduktuar nuk mund të krahasohen me ajrin e pastër, ato duhet të krahasohen me cigaret tradicionale”.

Sipas tij, “është thelbësore që mjekët duhet të kenë të gjitha të dhënat në dispozicion; ata duhet të jenë të edukuar mirë dhe të informuar për të gjitha metodat e ndërprerjes së duhanpirjes, duke përfshirë reduktimin e dëmit, në mënyrë që të jenë në gjendje të informojnë saktë pacientët e tyre”.

Duke sjellë në Samit shembullin e shtetit grek, Profesor Ikonomidis tregoi për të pranishmit një hap të ndërmarrë nga qeveria e vendit të tij, krijimin e një Komiteti ku industria e duhanit mund të paraqesë produktet e saj dhe sugjeroi që organe të tilla legjislative dhe rregullatore duhet të formohen në të gjitha vendet e tjera.

 

Pas