Rajoni

Reciprociteti/ SHBA do të jetë pjesë e negociatave Kosovë-Serbi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:24 - 27/09/21 |
Opi Nion

BE dhe SHBA do të përfshihen në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për të shtesionuar situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit të targave.

Takimi do të mbahet ditën e mërkurë në Bruksel, ku marrin ekipet e negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë si dhe zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA.

Mësohet se zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel për të qenë pjesë në tyezën e dialogut.

Lajmi është konfirmuar për Klan Kosovën nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke përsëritur qëndrimin e SHBA-së se tensionet duhet ulur.

“SHBA-ja është duke punuar me BE-në, NATO-n dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në deeskalimin e situatës dhe për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, rrezikojnë progresin e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve. Në jemi të kënaqur që të dyja, Kosova dhe Serbia, do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel për të diskutuar dhe inkurajuar të dyja palët për t’iu riangazhuar, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”,-shprehet zëdhënësi i ambasadës së SHBA në Prishtinë./Opinion.al

Pas