Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reciprociteti me Serbinë, Kurti: Nuk ka vend për tension, jemi republikë paqësore

2022/07/31 at 4:21 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reciprociteti me Serbinë, Kurti: Nuk ka vend për tension, jemi republikë paqësore

Të gjithë shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, nga kjo e hënë nuk do të lejohen të shkelin territorin me dokumente të Serbisë, por do të pajisjen me një fletë-dokument për hyrje-dalje në vend.

Reciprociteti është i vlefshëm dhe për automjetet e regjistruara në Serbi, të cilat duhet të pajisen me targa të Kosovës për të kaluar kufirin. Këtë veprim, në partinë në pushtet, e shohin si të domosdoshëm, teksa kryeministri Albin Kurti u shpreh se nuk ka vend për tension: “Nuk ka kurrfarë vendi për tension. Nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, ata që flasin për bllokime, ata që flasin për destabilizim, ata që flasin për tensione, flasin për vete. Nuk flasin për neve. Ata flasin për vete. Ne jemi republikë demokratike, parlamentare, paqësore dhe besoj që gjithçka do të shkojë siç është më së miri, ndërkaq edhe një herë përfitoj nga rasti që t’i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë targa të kohës së Millosheviçit, që t’i konvertojnë në targa legale e legjitime me akronimin e vendit tonë, të shtetit tonë të përbashkët, RKS”.

Por, nga opozita vendimet shihen si populiste, për t’iu shmangur problemeve reale. Besnik Tahiri, kreu i grupit parlamentar të AAK-së, tha: “Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë serioze, pasi nuk është serioze. Qeveria e Kosovës, me vendime populiste, po mundohet të mbulojë mospunën e vet në tema reale. Ajo po merret me populizma, ju e dini se është kjo qeveri që e hoqi reciprocitetin, hoqi taksën, është kjo qeveri që eksporti i Serbisë është më i madhi ndonjëherë që ka qenë. Po ashtu, është kjo qeveri që ka miratuar marrëveshjen për energjinë në veri, që më herët i ka thënë është legalizim i Serbisë në veri. Duhet t’i largojmë këto populizma dhe t’i kthehemi punës”.

Nga ana tjetër, zbatimi i këtyre vendimeve, sipas njohësit të procesit të dialogut, Gazmir Raci, nuk do të cenojë në tërësi vazhdimësinë e dialogut Kosovë-Serbi: “Nuk pres që zbatimi i marrëveshjes për targat të cenojë në tërësi dialogun, pasi edhe të kaluarën kemi pasur veprime që kanë qenë edhe më të vështira të ndërmarra nga ana e Kosovës, por dialogu ka vazhduar. Pasi Kosova dhe Serbia e kanë obligim edhe ligjor procesin e arritjes së marrëveshjes finale, nëqoftëse një ditë dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Andaj, palët në këto momente duhet t’i rikthehen tryezës së bisedimeve dhe të koncentrohen në arritjen e marrëveshjes finale sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Një tjetër vendim i Këshillit të Sigurisë ishte dhe shtyrja e afatit për mbulimin e simboleve shtetërore serbe për automjetet që hyjnë në territorin e Kosovës, deri më 31 tetor.

Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Gjendet një person i pajetë në Elbasan

Kamioni përplaset me makinën në rrugën Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona

Si parashikohet moti në javën e parë të gushtit

Si parashikohet moti në javën e parë të gushtit

Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi

Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi

TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com