Ndonjëherë harrojmë se ushqimet që përdorim më shumë në të përditshmen tonë, mund të gatuhen në mënyra nga më të ndryshmet që nuk kërkojnë shumë kohë.
Kjo recetë është tepër e thjeshtë dhe e shijshme, pasi mund ta servirni si një ëmbëlsirë të lehtë dreke ose darke.
Baananet dhe mollët e skuqura janë një ëmbëlsirë e konsumueshme në çdo stinë.
Ja si ti përgatisni: Qëroni bananet dhe pastroni mirë mollët e më pas prijini të parat në forma kubike, të dytat në feta.
Ndërsa shkrini gjalpin në një tigan, hidhni sheqer për skuqje.
Përziejini vazhdimisht.
Kur të shihni se sheqeri ka shkrirë mund të shtoni bananet dhe mollët.
Shtojini rum dhe lërini derisa ai të avullojë.