Sport

Rebiç i jep fitoren Milanit


               Publikuar në : 15:16 - 19/01/20 |
Geljano Fataj

Më vuajtje por Milan arrin të fitojë kundër Udinese, në ndeshjen e vlefshëm për javën e 20 të Serie A.

Udinese kaloi e para në avantazh në minutën e 7 të takimit falë një goli të Larsen. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve.

Në të dytën futet Rebiç, dy minuta pasi preku fushën e gjelbër barazoi shifrat. Ishte minuta e 72 kur Herandez kalon Milanin në avantazh.

Udinese reagoi mjaft mirë edhe pas pësimit të golit, ndërsa në të 85 Lasagna barazon duke kthyer heshtjen në San Siro.

Milani insiston dhe në minutën e 93 Rebiç e merr përgjegjësinë të gjithë për vete dhe shënon një gol që bën të shpërthejë gjithë stadiumin.

Me këtë fitore, Milani rikthehet në garë për një vend në kupat e Evropës./ Opinion.al

Pas