Modelja Gigi Hadid ka treguar anën e saj më të keqe. Gjatë Javës së Modës në Milano, kur sapo ka dalë nga sfilata e Max Mara, kemi parë një tjetër Hadid. Modelja ka qenë duke ecur nëpër rrugët e kryeqytetit italian të modës dhe një mashkull i ka shkuar nga mbrapa duke e ngritur në krah. Modelja është rebeluar më shumë sec duhet dhe e ka grushtuar fansin e pasjellshëm. Pas incidentit ajo ka shkruar në Twitter se ajo është qënie njerëzore dhe si e tillë ka të drejtë të vetëmbrohet.