Real Madrid ka triumfuar 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës, duke mposhtur Athletic Bilbao në ndeshjen që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Ishin golat e Modric dhe Benzema që sollën trofeun, edhe pse fundi mund të sillte surpriza, pasi për një prekje me dorë, Militao doli me të kuq dhe arbitri vërshëlleu penallti për baskët.
Raul Garcia u paraqit tek pika e bardhë, por Cortouois edhe pse u hodh nga e djathta e tij, me këmbën e majtë bëri pritjen e ditës./Opinion.al