Carlo Ancelotti do të jetë zyrtarisht trajneri i Reali i Madridit për tre sezonet e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi përmes një deklarate për mediat.
Po ashtu bëhet me dije se nesër do të zhvillohet dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ku do të jetë dhe Presidenti Florentino Pérez.
Ndërkohë pas nënshkrimit të kontratës, Carlo Ancelotti do të ketë dhe një konferencë për mediat në orën 18:00.
Reali i Madridit deri në fund të sezonit u drejtua nga Zinedine Zidan, po ky i fundit u largua pasi ishte ndjerë i fyer nga skuadra./ Opinion.al