Sport

Real Madrid tjetër ofertë për Neymar, 100 milionë euro dhe tre lojtarë


               Publikuar në : 08:38 - 22/08/19 |
Opi Nion

Real Madrid ka vendosur që të mos heqë dorë nga transferimi, Neymar. Sipas “L’Equipe”, PSG ka refuzuar 100 milionë euro plus Bale, James dhe Keylor Navas për Neymarin.

Deri më tani Reali ka bërë disa oferta për brazilianin, por PSG duket se është e vendosur që të marrë maksimumin nga shitja e Neymar.

Kujtojmë që Reali nuk është i vetmi ekip i interesuar për brazilianin. Më parë, PSG ka refuzuar oferta edhe nga Barcelona dhe Juventusi.

Bardhezinjtë ishin të gatshëm të “sakrifikonin” argjentinasin Dybala dhe 100 milionë euro për shërbimet e Neymar. Ndërkohë, Barcelona i ka ofruar PSG huazim 2-vjeçar me detyrim blerjeje pas sezonit të dytë./ Opinion.al E.Xh.

Pas