Sport

Real Madrid ofertë të re për Neymar


               Publikuar në : 18:31 - 12/08/19 |
Opi Nion

Real Madrid duket se nuk do të heqë dorë nga braziliani Neymar. Mësohet se pas lajmeve ku thuhet se braziliani do që të largohet nga PSG, Reali ka nisur të bëjë ofertat e para konkrete për të.

Në garën për shërbimet e Neymar, janë futur Barcelona, Juventus dhe Real Madrid. Ndërkohë deri më tani ofertë konkrete ka bërë vetëm Reali.

Sipas “Le10 Sport” Reali ka ofruar 120 milionë euro dhe kartonin e James Rodriguez për të mbërritur te Neymar. Por, PSG nuk është bindur me këtë ofertë, pasi kërkon që në negociata të përfshihet Isco./ Opinion.al E.Xh.

Pas