Largimi i Kylian Mbappe nga PSG duket se është i afërt. Pak ditë më parë, sulmuesi deklaroi se kërkon që të jetë më i rëndësishëm në fushën e lojës.
Mbappe u shpall futbollisti më i mirë i Ligue1 këtë sezon dhe pas tërheqjes së çmimit bëri një deklaratë vërtetë të papritur.
“Është një pikë kthese. Është momenti për ta thënë tashmë. Është një moment shumë i rëndësishëm për mua. Kam ardhur në një pikë optimale në karrierën time. Kam zbuluar shumë këtu dhe mendoj se ndoshta është momenti që të marr më shumë përgjegjësi. Shpresoj që të jetë në Paris, pasi kjo do të më jepte një kënaqësi të madhe. Por edhe diku tjetër me një projekt të ri do të më pëlqente. “-tha Mbappe.
Pas kësaj deklarate, duket se merkatoja e verës do të bëjë që PSG të humbas shërbimet e Mbappe.
Ndërkohë, interes për sulmuesin ka pasur nga Reali i Madridit, teksa kartoni i tij vlerësohet me rreth 300 milionë euro./ Opinion.al E.Xh.