Real Madrid mbylli me humbje një sezon ku ka pësuar një seri dështimesh.
Në ndeshjen e fundit në La Liga, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane u dorëzua në shtëpinë e saj në humbjen 2-0 kundër Betis.
Përvç se nuk mund të shënonin gol, lojtarët e Realit rrezikon shumë pak portën e kundërshtarit, të cilët ndëshkuan skuadrën e Zidane me dy gola.
Betis arriti të shbllokojë rezultatin, duke kaluar në epërsi me Loren në minutën e 61-të. Nuk arrin të reagojnë madrilenët, që në minutën e 75-të do të merrnin goditjen e përfundimtare nga Jese. Ish-futbollisti Realit ndëshkoi vendasit me golin e dytë që vulosi fitoren e Betis./ Opinion.al E.Xh.