Real Madrid nuk heq dorë nga lojtarët e PSG-së, pas dështimit të transferimit të Neymar, Reali kërkon të afrojë sulmuesin, Kylian Mbappe.
Mësohet se, madrilenët kanë arritur marrëveshjen paraprake me përfaqësuesit e futbollistit për transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.
Nëse sulmuesi i PSG shkon tek Reali, ai do të përfitojë 35 milionë euro në sezon, të cilave u shtohen edhe 5 milionë euro bonus.
Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 225 milionë euro për blerjen e sulmuesit dhe 50 milionë euro të tjera në bazë të arritjeve të skuadrës dhe paraqitjes të Mbape./ Opinion.al E.Xh.