Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Real-Barcelona”, 3 gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion

2017/01/23 at 6:21 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Real-Barcelona”, 3 gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion

Tre gjyqtarë të gjykatës së Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.


Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.

Të dhënat e siguruara nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.

Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij.

Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali.

Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më 18 shkurt 2015, Ushina ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, ku akuzonte treshen e gjyqtarëve se kishin marrë vendim në favor të Sadikut, pasi kishin përfituar prej tij dy udhëtime jashtë vendit.

Zyra e shtypit  e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmoi procedimin penal në adresë të gjyqtarëve, ndërsa pohoi se çështja është ende në hetim.

I kontakuar nga BIRN, Sadiku mohoi kategorikisht se kishte udhëtuar bashkë me gjyqtarët në Itali dhe Spanjë si dhe akuzën se kishte sponsorizuar shpenzimet e tyre. Sipas Sadikut, përkimi i datave të udhëtimit me ato të gjyqtarëve ishte krejt rastësore.

Ai shtoi se gjatë këtyre udhëtimeve nuk ka pasur kontakt me gjykatësit e çështjes.

“Unë nuk kam pirë as edhe një kafe me gjyqtarët. Më zvarrisin prej një viti e tetë muajsh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pa asnjë provë,” i tha Sadiku BIRN.

Sipas një dokumenti të siguruar nga BIRN, kallëzimi kundrejt tre gjyqtarëve është depozituar fillimisht në prokurorinë e Durrësit dhe më pas i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo Prokurori ka regjistruar procedimin me nr.113 të vitit 2015, për veprat penale të “korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe të “korrupsionit pasiv…”

Dokumentet hetimore të para nga BIRN tregojnë se tre gjyqtarët kanë udhëtuar në drejtim të Spanjës nga aeroporti “Nënë Tereza” më 24 tetor 2014, me linjën tranzit Alitalia dhe janë kthyer më 26 tetor 2014. Ndërsa biznesmeni Sadiku ka udhëtuar drejt Spanjës një ditë më parë, më 23 tetor 2014, dhe është kthyer me të njëjtin avion me gjyqtarët më 26 tetor.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i udhëtimit në Spanjë i të dyshuarve ishte ndjekja në stadium e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. I ashtëquajturi derbi “El Classico” u mbajt në Madrid në 25 tetor 2014 dhe u fitua me rezultatin 3:1 nga skuadra pritëse e Realit të Madridit.

Më herët, më 2 tetor 2014, gjyqtarët Spahiu dhe Dhimitri kanë udhëtuar drejt Italisë në të njëjtën linjë dhe avion me Sadikun. Si gjyqtarët dhe biznesmeni janë kthyer nga Italia në të njëjtën ditë dhe orë.

Dyshimet për financimin e këtyre udhëtimeve janë në proces hetimi prej më shumë se një viti e gjysmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. BIRN mësoi se tre prokurorë janë ndërruar përgjatë kësaj kohe, pa arritur ende në një vendimarrje.

Tre gjyqtarët e akuzuar kanë një karrierë të gjatë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Petrit Çeno drejton prej vitit 2010 Gjykatën e Apelit të Durrësit, ndërsa në vitin 2013 ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në Gjykatën e Lartë. Gjithsesi, Çeno mbeti në Apel pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e promovimit të tij.

Gjyqtari Kliton Spahiu është emëruar në Apelin e Durrësit pas disa vitesh karrierë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa Petraq Dhimitri punon prej vitit 2010 në këtë gjykatë.

Të kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, të tre gjyqtarët nuk iu përgjigjën një kërkesë për koment mbi hetimin e prokurorisë dhe udhëtimet e dyshuara. Ndërsa Sadiku i shpjegoi BIRN se e kishte vënë re praninë e gjyqtarëve në aeroport, por udhëtimet e tij kishin qëllime biznesi dhe axhendë të ndryshme nga ajo e gjyqtarëve.

Ndryshe nga Sadiku, një burim i Prokurorisë i tha BIRN se ekzistojnë një seri provash hetimore që dëshmojnë udhëtimin e gjyqtarëve në shoqërinë e biznesmenit. Në funksion të këtij hetimi, Prokuroria ka dërguar letër porosi në Itali dhe Spanjë, duke mbledhur dëshmi mbi itinerarin e të dyshuarve.

Prezenca e këtyre letër porosive konfirmohet dhe nga Sadiku, i cili tha BIRN se edhe vëllai i tij në Itali ishte marrë në pytje si pjesë e këtij procedimi, duke i shkaktuar “shqetësim familjar”.

Sadiku e cilëson kallëzimin kundër tij një fabrikim të ish-ortakut Ushina, të mbështetur nga lidhjet e tij të ngushta familjare në Gjykatën e Durrësit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. I kontaktuar nga BIRN, Ushina nuk pranoi të komentonte mbi konfliktin gjyqësor dhe arsyet që e shtynë të bënte kallëzim penal.

BIRN mësoi gjithashtu se tre gjyqtarët janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kanë mohuar të kenë marrë përfitime nga biznesmeni durrsak. Gjyqtarët kanë pretenduar se i kanë paguar vetë shpenzimet e udhëtimit, ndërkohë që relatori Spahiu deklaroi se shpenzimet e udhëtimeve i kishte paguar me paratë e fituara në lloto sportive.

Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar se ka fituar në total 2 791 676 lekë dhe 4246 dollarë prej llotove sportive në vitet 2012-2014.

Burimi: BIRN

 



Ju sugjerojmë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
Kronikë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

22 Gusht, 2025 11:39 am
Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
Sport

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

22 Gusht, 2025 11:32 am
Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet
Aktualitet

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet

22 Gusht, 2025 11:29 am
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump: Brenda dy javësh do të dihet nëse do ketë paqe në Ukrainë

22 Gusht, 2025 11:17 am
Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT
Life Style

Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT

22 Gusht, 2025 11:14 am
Reshjet e shiut gjatë natës përmbytin rrugët në Durrës
Aktualitet

Reshjet e shiut gjatë natës përmbytin rrugët në Durrës

22 Gusht, 2025 11:11 am
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Rama kritikon një tjetër gjyqtar: Çfarë hëngri kur çliroi tokën e xanun

22 Gusht, 2025 11:00 am
Vëllai i Erion Veliajt paraqitet sërish në SPAK
Kronikë

Vëllai i Erion Veliajt paraqitet sërish në SPAK

22 Gusht, 2025 10:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk/Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

22 Gusht, 2025 10:53 am
“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..
Kronikë

Ndezën zjarr në Gramsh/ Arrestohet 26-vjeçari, ndiqet penalisht edhe babai i tij

22 Gusht, 2025 10:38 am
Para
Iggy Azalea prezanton linjat dhe…të dashurin

Iggy Azalea prezanton linjat dhe…të dashurin

Donald Trump firmos pa mëdyshje, SHBA tërhiqet nga pakti i tregtisë së lirë

Donald Trump firmos pa mëdyshje, SHBA tërhiqet nga pakti i tregtisë së lirë

Bashkëshortja e Dr. Florit publikon një ndër kujtimet më të bukura të tij

Bashkëshortja e Dr. Florit publikon një ndër kujtimet më të bukura të tij
















TE FUNDIT

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
22 Gusht, 2025

Tjetër krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë. Mediat vendase raportojnë së një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare,...

Lexo më shumë

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
22 Gusht, 2025

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në...

Lexo më shumë

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet
22 Gusht, 2025

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të...

Lexo më shumë

Trump: Brenda dy javësh do të dihet nëse do ketë paqe në Ukrainë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
22 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se brenda dy...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com