Pasi Basir Çollaku ka folur mbi një udhëtim që ka patur Moisi Habilaj, me babain e Sajmir Tahirit dhe bashkëshorten e tij drejt Italisë ka reaguar vetë ish-ministri.
Ai i ka hedhur poshtë akuzat teksa ka pohuar se babai dhe bashkëshortja e tij, kanë në pasaportë vulat e marra në Rinas.
“Unë këtu kam dokumente që tregojnë udhëtimin e Moisi Habilajt me babain e Tahirit dhe bashkëshorten e tij Fatlinda Tahiri drejt Italisë. Nuk janë shënuar në sistemin TIMS, por janë në listat e udhëtimit të kompanisë, Al Italia. Pasaportat e tyre janë sekuestruar nga prokuroria dhe aty janë gjetur vulat. Në Rinas nuk kanë asnjë vulë, por vetëm vula e Italisë. Kjo është bërë për të mos faktuar udhëtimet. Ka dhe udhëtime të tjera”, tha më herët në “Opinion” gazetari.