Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar ndaj sulmit me raketa në Siri nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.
Putin tha se Rusia do të thërriste një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar “veprimet agresive të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj”.
Shkelje të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, e ka konsideruar Putin lëshimin e raketave ndaj regjimit të Bashar Al Assad.
“Me këto veprime, Uashingtoni po nxit një valë të re azilkërkuesve nga Siria dhe i gjithë rajoni”, ka thënë Presidenti rus Vladimir Putin.