Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon Policia: Protesta e paligjshme

2019/03/16 at 4:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha mesazh për ndërkombëtarët: S’ka stabilitet pa demokraci

Nisin hetimet për protestën e opozitës. Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit thotë se protesta ishte e paligjshme dhe në kundërshtim me kërkesën e organizatorëve për vendin.

Sipas policisë gjatë përplasjes me protestuesit u plagosën 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Deklarata e plotë

Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme. Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në menaxhimin e tubimit vepruan me përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm, në përputhje me ligjin, duke garantuar ruajtjen e rendit e sigurisë publike si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit./Opinion.al

Etiketa: policiaprotesta

Ju sugjerojmë

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
Aktualitet

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

7 Korrik, 2025 4:34 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

7 Korrik, 2025 4:29 pm
Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!
Aktualitet

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

7 Korrik, 2025 4:14 pm
Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro
Sport

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro

7 Korrik, 2025 3:56 pm
“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave
Aktualitet

“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave

7 Korrik, 2025 3:51 pm
Duka uron klubet shqiptare: Bëni maksimumin për të kaluar sa më shumë ture
Sport

Duka uron klubet shqiptare: Bëni maksimumin për të kaluar sa më shumë ture

7 Korrik, 2025 3:32 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
Bota

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

7 Korrik, 2025 3:01 pm
Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup
Life Style

Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup

7 Korrik, 2025 2:34 pm
Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë
Kronikë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë

7 Korrik, 2025 2:20 pm
Para
Vajza e Jackson flet sërish pas dokumentarit: Nuk më takon mua ta mbrojë

Vajza e Jackson flet sërish pas dokumentarit: Nuk më takon mua ta mbrojë

Arrestimi i Dakos, Lleshaj: Policia, jo urdhra nga Kryeministri

Ministri Lleshaj: Keqardhje për degradimin e opozitës

Ja si mund të luftohen strijat pas shtatzënisë

Ja si mund të luftohen strijat pas shtatzënisë

TE FUNDIT

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
7 Korrik, 2025

Banorët e më shumë se gjysmës së bashkive në vend, do të përfitojnë nga strehimi social për rikonstruksionin e banesës...

Lexo më shumë

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
7 Korrik, 2025

Një trup i dekompozuar është zbuluar ditën e sotme në fshatin Shtikë të Kolonjës. Sipas uniformave blu bëhet e ditur...

Lexo më shumë

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!
7 Korrik, 2025

Në qendër një kryeqytet europian, pak metra më tutje i pistë si një kazan… me pluhur e një zhul të...

Lexo më shumë

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro
7 Korrik, 2025

Pas 6 sezonesh si kuqezi, Teo Hernandez largohet përfundimisht nga Milani. Transferimi i tij te Al Hilal, dihej prej kohësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com