Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon PD pas deklaratës së policisë për protestën e së hënës

2017/04/23 at 2:16 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Revoltohet Basha: Mediat qeveritare interpretojnë siç ju do prapanica…

Nuk ka vonuar as reagimi i Partisë Demokratike pas deklaratës së policisë, në të cilën u bëhej thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestë në të kundër do të dënohen. Me anë të një njoftimi për media opozita shkruan se po kërcënohen qytetaret dhe se “Opozita e Bashkuar i bën të ditur publikisht çdo punonjësi dhe funksionari të policisë, se do të filmohet e do të regjistrohet emër për emër kushdo që tenton të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm”.

Deklarata e plote

Me urdhër të Edi Ramës, krerët e policisë që nuk luftojnë krimin, trafikantët, banditët, por bëhen palë me ta, kërcënuan sot qytetarët e lirë të vendit, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur popullin të shprehet.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, i bëjnë të qartë sot kupolës së policisë të heqin dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dalin kundër popullit për interesat e Edi Ramës.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar i bën të ditur publikisht cdo punonjësi dhe funksionari të policisë, se do të filmohet e do të regjistrohet emër për emër kushdo që tenton të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm.

Do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit, dhe nesër do të përgjigjet deri më një, cdo drejtues, shef apo punonjës policie që do tentojë të cënojë të drejtën sovrane të qytetarëve për të protestuar paqësisht.

Protesta nesër do të jetë paqësore, por e vendosur dhe e pathyeshme.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kanë 65 ditë që protestojnë, pasi mbajtën një nga mitingjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të gjitha veprimet kanë qenë paqësore dhe shembull i qytetarisë më të lartë europiane që ka dëshmuar shoqëria shqiptare. Nuk ka patur asnjë provokim, asnjë incident të vetëm, asnjë prishje të qetësisë apo pronës publike.

Protesta e Opozitës së Bashkuar dhe qytetarëve do ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi që ka sjellë Edi Rama. Me besimin tek vlerat e demokracisë dhe lirisë, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojë qëndresën qytetare me çdo mjet demokratik deri sa të sigurojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkohen masivisht nesër mes orës 11 dhe 12 paradite në këtë protestë kundër krimit dhe drogës me mbështetje qeveritare, për të ndalur krimin, për të ndalur pushtetin e lidhur me krimin dhe për të siguruar të drejtën themelore të qytetarëve në demokraci, të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Etiketa: bllokim rrugeshdeklaratalulzim bashapoliciaprotestareagon

Ju sugjerojmë

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Aktualitet

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

28 Korrik, 2025 2:27 pm
Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit
Aktualitet

Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

28 Korrik, 2025 2:18 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë

28 Korrik, 2025 2:14 pm
‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!
Aktualitet

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!

28 Korrik, 2025 2:03 pm
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt
Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt

28 Korrik, 2025 1:50 pm
Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor
Aktualitet

Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor

28 Korrik, 2025 1:40 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Berisha: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen..

28 Korrik, 2025 1:24 pm
Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
Aktualitet

Rrugorja me dorë të “hekurt”/ Dhjetëra të arrestuar e proceduar, bllokohen 65 mjete

28 Korrik, 2025 1:24 pm
“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë
Aktualitet

Kandidatët fitues/ KQZ certifikon mandatet në Fier, Elbasan dhe Durrës

28 Korrik, 2025 12:46 pm
Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..

28 Korrik, 2025 12:16 pm
Para
Foto/ Rita Ora përfshihet në skandalin e çiftit të Hollywood-it: I kanë kërkuar treshe, por ajo…

Foto/ Rita Ora përfshihet në skandalin e çiftit të Hollywood-it: I kanë kërkuar treshe, por ajo...

Einxhel Shkira “plas bombën” për Bekim Balajn

Einxhel Shkira “plas bombën” për Bekim Balajn

Zgjedhjet presidenciale në Francë/ Dalin rezultatet e sondazheve të para, BE në “ethe”

Zgjedhjet presidenciale në Francë/ Dalin rezultatet e sondazheve të para, BE në “ethe”

TE FUNDIT

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
28 Korrik, 2025

Ilirjan Selmani, rreth 35 vjeç, u shoqërua nga policia e Pogradecit këtë të hënë, si autor i dyshuar i vrasjes...

Lexo më shumë

Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit
28 Korrik, 2025

Gledis Nano është paraqitur këtë të hënë, 28 korrik, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), për fazën e radhës...

Lexo më shumë

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
28 Korrik, 2025

Kreu i qeverisë Rama ishte sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit...

Lexo më shumë

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!
28 Korrik, 2025

Për ata ndërtues që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit, kryeministri Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’. Kreu i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com