Nexhmije Hoxha është gjallë. Kështu ka deklaruar nusja e djalit të Nexhmije Hoxhës, Teuta Hoxha në një reagim per medias.
Pasditen e sotme në të gjitha mediat online u shpërnda lajmi për ndarjen nga jeta të Nexhmije Hoxhës në moshën 96 vjeçare. E ndërsa nuk dihet ende kush e përhapi lajmin, Teuta Hoxha thotë: “Këto janë thashetheme dashakeqe, s’ka asgjë të vërtetë. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar as në spital, madje nuk është as e sëmurë”.