Deputeti Nard Ndoka ka mohuar largimin nga PD, por dhe ka sqaruar firmosjen e kërkesës për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD-së. Sipas tij, deklarata që bëjnë deputetët në Kuvend për grupet parlamentare është nënshkruar si subjekt në vete dhe jo si pjesë e PD-së. Ndoka sqaroi se jo vetëm ai, por edhe Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu.
“Deklarata që bëjnë deputetët në kuvend për grupet parlamentare ne e kemi nënshkruar si parti më vete, jo pjesë e PD. Pra kemi firmosur veç unë, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu, jo se jam larguar nga PD”, ka theksuar ai.