Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon Mustafa: Provokimeve të shtetit serb u përgjigjemi me maturi

2017/01/15 at 4:02 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reagon Mustafa: Provokimeve të shtetit serb u përgjigjemi me maturi

Deklaratës së Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se askush të mos guxojë t’i sulmojë serbët e Kosovës, sepse Serbia do të ndërhyjë, i është kundërpërgjigjur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.


Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se serbët kosovarë s’ka nevojë t’i mbrojë Beogradi, sepse ata janë të mbrojtur nga Republika e Kosovës.

“Serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë të Republikës sonë. Ata nuk ka nevojë që t’i mbrojë Beogradi dhe t’i ndajë me mure nga qytetarët e tjerë, sepse në asnjë formë nuk janë të rrezikuar dhe nuk do të jenë të rrezikuar. Kemi nevojë të komunikojmë dhe të punojmë të gjithë për të ndërtuar një perspektivë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Mustafa.

Kryeministri kosovar ka rikujtuar se Kosova është e “orientuar fuqishëm për paqe dhe siguri në rajon, për të qenë pjesë e familjes së vendeve të Bashkimit Europian dhe për miqësi të përhershme dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Të gjitha çështjet me fqinjët jemi të interesuar t’i zgjidhim përmes dialogut. Konsideroj se koha e provokimeve, konflikteve dhe luftërave duhet të ketë shkuar”.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Të dashur qytetarë,

Kosova është e orientuar fuqishëm për paqe dhe siguri në rajon, për të qenë pjesë e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian dhe për miqësi të përhershme dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjitha çështjet me fqinjët jemi të interesuar t’i zgjidhim përmes dialogut. Konsideroj se koha e provokimeve, konflikteve dhe luftërave duhet të ketë shkuar.

Provokimet të cilat kohëve të fundit në mënyrë sistematike po i bën shteti serb në Kosovë, duke kërkuar që deputetët dhe ministrat serbë në Kuvend përkatësisht në Qeverinë e Kosovës duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë qëndrimet e Qeverisë së Serbisë, fletarrestet e lëshuara ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe arrestimi i z. Haradinaj në Francë mbi këtë bazë, ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës nga Beogradi në bashkëpunim me strukturat e tyre paralele në Kosovë dhe së fundi tentimi që të futet një tren në vendin tonë pa leje të institucioneve të Kosovës, i veshur me parulla që provokojnë qytetarët, ligjin dhe rendin kushtetues, janë veprime të papranueshme, të panevojshme dhe nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Kosova është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, t’i integrojë qytetarët serbë në institucionet dhe në jetën demokratike të vendit, sikurse edhe të gjithë pjesëtarët e komuniteteve joshumicë. Por, kjo gatishmëri duhet të përcillet me qëndrime konstruktive të Serbisë ndaj këtij procesi, si dy vende që aspirojmë të bëhemi pjesë e familjes së Bashkimit Evropian.

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë punë shumë më të rëndësishme se sa të merren me një tren, të mbushur me ikonografi dhe të veshur me parulla provokuese me pretendime okupatore, që nuk i shërbejnë, jo qëllimit por as idesë për fqinjësi të mirë. Institucionet e Kosovës kanë për detyrë të ofrojnë siguri për të gjitha mjetet e transportit që qarkullojnë në Kosovë; ato e kishin bërë të qartë se një tren i tillë nuk ka siguri të hyjë në Kosovë dhe se duhet të parandalohet hyrja e tij. Këtë ua kemi bërë të ditur të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë me kohë.

Serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë të Republikës sonë. Ata nuk ka nevojë që t’i mbrojë Beogradi dhe t’i ndajë me mure nga qytetarët e tjerë, sepse në asnjë formë nuk janë të rrezikuar dhe nuk do të jenë të rrezikuar. Kemi nevojë të komunikojmë dhe të punojmë të gjithë për të ndërtuar një perspektivë të përbashkët evropiane.

Muret ndarëse duhet të hiqen. Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, jo vetëm pa leje por edhe në kundërshtim me rregullat urbane dhe ligjore, do të rrënohet. Është në kompetencë fillestare të pushtetit lokal rrënimi i objekteve të kategorisë së dytë, por është edhe në përgjegjësi të pushtetit qendror të ndërmerr masa ligjore.

Institucionet e Kosovës e kanë bërë të qartë se nuk do të dialogojnë për këtë mur në Bruksel, pasi ai as që ka qenë kurrë pjesë e marrëveshjeve apo dialogut. Por, po ashtu, vlerësoj se institucionet e BE-së duhet të ushtrojnë ndikim që këtë mur ta heqin ata që e ndërtuan. Sepse ata që ndërtojnë mure në Ballkan nuk mund të jenë të dinjitetshëm për t’u bërë pjesë e Evropës pa mure (pa kufij).

Qeveria është e ndërgjegjshme për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe detyrimeve që dalin nga këto marrëveshje. Do të fillojmë me implementimin edhe të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni do të themelohet nga institucionet e Republikës së Kosovës me procedura të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe me involvim të plotë të përfaqësuesve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës. Asociacioni do të ketë përmbajtje që i kanë edhe asociacionet tjera të ngjashme, pa përgjegjësi ekzekutive, por me mundësi që të ndihmojë dhe të përkrahë pushtetin lokal dhe bashkëpunimin për të përmirësuar dhe avancuar jetën e qytetarëve.

Qeveria do të kryej përgjegjësitë e saj duke respektuar procedurat ligjore dhe Kushtetutën. Ajo është e vetëdijshme edhe për presionin e brendshëm i cili shpesh kalon kufijtë racional dhe merr karakter emocional, por, unë si Kryeministër, sikurse edhe kabineti qeveritar dhe institucionet e tjera duhet të sillemi dhe të veprojmë me logjikën e shtetit, t’i matim veprimet, t’i bashkërendisim me institucionet relevante të vendit dhe me partnerët tanë dhe të sigurojmë ushtrimin e sovranitetit.

 



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Fëmija 8 muajsh në spital, gëlltiti hashash, e ngatërroi me çokollatën

Vdekja e 6-vjeçarit në QSUT, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Uiski “Trump”, shitet për 6 mijë paund në ankand

Uiski “Trump”, shitet për 6 mijë paund në ankand

Rrëfimi shokues i futbollistit të Sopotit: Luaj pa ngrënë, kam 4 muaj pa rrogë

Rrëfimi shokues i futbollistit të Sopotit: Luaj pa ngrënë, kam 4 muaj pa rrogë
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com