Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon kryetari i studentëve në UT: Pse e përzumë ministren nga protesta

2018/12/08 at 8:31 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Reagon kryetari i studentëve në UT: Pse e përzumë ministren nga protesta
(Foto: Kristian Kina, protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit)

Kryetari i studentëve në Senatin Akademik të UT-së, Kristian Kina, të shtunën, deklaroi se protesta studentore nuk do të shuhet deri sa Qeveria t’i plotësojë, një më një, gjithë kërkesat e propozuara.


Në një intervistë për Opinion.al, Kina tregoi se kjo protestë nuk ka dalë nga hiçi, por pika e vlimit të saj, ishte tentativa për t’a kaluar në heshtje “VKM-në 288”, e cila lidhet me tarifën për provimet e mbartura.

“Si kryetar i studentëve senator në Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës, dua t’ju them se zemërimi i studentëve të UT-së, por jam i sigurt edhe i studentëve të universiteteve të tjera publike, nga politikat arsimore të gabuara që janë ndjekur, ditë pas dite, ka ardhur në rritje. Ishte një mllef i akumuluar prej kohësh nga kushtet e këqija të arsimit shqiptar”,- tha ai.

Kryetari i studentëve të Senatit Akademik në UT, foli edhe për largimin nga protesta të ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Ai tregoi se znj.Nikolla, me veprimet ose mosveprimet e saj, për 5 vjet me radhë ka stimuluar degradimin e universiteteve publike dhe ky nuk është një “gjynah” i vogël dhe i lehtë për t’u harruar.

“E ka bërë këtë me Universitetin e Tiranës kur së bashku me Rektorin nuk miratoi Statutin, e ka bërë këtë me të gjitha universitetet publike kur ka refuzuar për 5 vjet rresht hapjen e Doktoraturave, e ka bërë këtë kur sponsorizon universitetet private, e ka bërë kur nuk ka ulur tavanin e tarifave studentore, etj”, – deklaroi kreu i studentëve.

Lidhur me largimin nga protesta të banorëve të “Astirit”, Kina u shpreh se u pa e arsyshme nga shumica e studentëve pjesëmarrës që, për momentin, të kujdeseshin që t’mos përdorej nga asnjë palë si mbështetje politike për njërën apo tjetrën anë.

Duke shtuar se në një moment të dytë, studentët përfaqësues të çdo universiteti do të mblidhen dhe do të diskutojnë për vijimin e protestës, si dhe hapjen e saj.

Kina u ndal edhe tek refuzimi i krijimit të një përfaqësie studentësh për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama, sipas të cilit, studentët nuk mund të takohen me një njeri që i ofendon ata dhe për më tepër vazhdon të bëjë premtime boshe.

Pyetje: Ju lutem mund t’më thoni arsyet se pse nisi tani kjo protestë?

Si kryetar i studentëve senator në Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës, dua t’ju them se zemërimi i studentëve të UT-së, por jam i sigurt edhe i studentëve të universiteteve të tjera publike, nga politikat arsimore të gabuara që janë ndjekur, ditë pas dite, ka ardhur në rritje. Ishte një mllef i akumuluar prej kohësh nga kushtet e këqija të arsimit shqiptar. VKM 288, të cilën donin t’a kalonin në heshtje, simbolizoi kulmin e durimit të studentëve. Tani që studentët janë të bashkuar dhe vëmendja është tek ne, ministria duhet të plotësojë më në fund të gjitha kërkesat tona, që duhet t’i kishte bërë prej kohësh.

Pyetje: Për çfarë arsye refuzuat banorët e Unazës së Re?

Banorët e “Unazës së Re”, fillimisht janë prindër, vëllezër, gjyshër, dhe patjetër që mund t’i bashkohen protestës sonë si çdo qytetar tjetër, por u pa e arsyshme nga shumica e studentëve pjesëmarrës që, për momentin, të kujdeseshim që të mos përdorej nga asnjë palë si mbështetje politike për njërën apo tjetrën anë. Në vijim, studentët përfaqësues të çdo universiteti do të mblidhen dhe do të diskutojnë për vijimin e protestës.

Pyetje: Cila është arsyeja që s’pranoni të takoni kryeministrin Edi Rama me një përfaqësi?

Si mund të takohen studentët me një person që i ofendon ata dhe i diskriminon ata duke i quajtur të gjithë ngelësa?! Vullneti i kryeministrit dhe i ministres duket shumë qartë në përmbushjen e kërkesave tona. Nuk është më koha për premtime boshe, sa për t’i qetësuar studentët. Kërkesat janë aty, mundësitë e Qeverisë ekzistojnë dhe nga momenti në moment, studentët presin vetëm përmbushjen e tyre një për një!

Pyetje: Për çfarë arsye e larguat nga protesta ministren, Lindita Nikolla?

Znj.Nikolla, me veprimet ose mosveprimet e saj, për 5 vjet me radhë ka stimuluar degradimin e universiteteve publike dhe ky nuk është një “gjynah” i vogël dhe i lehtë për t’u harruar. E ka bërë këtë me Universitetin e Tiranës kur së bashku me Rektorin nuk miratoi Statutin, e ka bërë këtë me të gjitha universitetet publike kur ka refuzuar për 5 vjet rresht hapjen e Doktoraturave, e ka bërë këtë kur sponsorizon universitetet private, e ka bërë kur nuk ka ulur tavanin e tarifave studentore, etj. Kjo protestë është madhështore sepse është e gjithkujt, por në të njëjtën kohë e askujt, dhe për këtë arsye, për çdo vendim është një grup studentësh i pavarur që vendosin në bazë të situatës. Pse Ministria e zgjidhi pikën 1 të kërkesave tona, edhe pa dialog? Sepse kishin vullnet. Pikërisht, ky vullnet duhet t’i lindë edhe për çdo pikë tjetër të kërkesave tona. Dialogu vendoset kur ka ngërç. Situata është shumë e thjeshtë në këtë rast.

Pyetje: A pritet një përshkallëzim i mëtejshëm i protestës nëse Qeveria nuk miraton kërkesat e propozuara?

Siç është bërë e ditur nga prononcimet e disa studentëve, në vijim do mendohet çdo mënyrë e mundshme, e cila mund të afrojë përmbushjen e kërkesave tona.

Pyetje: A është kjo protestë një “Dhejtor i dytë”, pasi njerëzit kanë shumë pritshmëri tek ju dhe mos harroni se studentët e viteve ‘90-të rrëzuan një regjim?

Protesta ka marrë këto përmasa pikërisht për arsyen e vetme sepse është munduar që ndikimet politike t’i ketë të papranishme dhe të papërfillshme. Kjo protestë është e çdo studenti, pavarësisht pikëpamjeve politike që ai apo familja e tij mund të ketë. Më në fund, studentët u ngritën për të drejtat e tyre, të pavarur, duke e lënë politikën pas krahëve, brenda mureve të shtëpisë. Është shumë e vërtetë që ka zgjuar shpresën tek çdo qytetar i Shqipërisë dhe për këtë, secili nga ne ka qenë dëshmitar, kur është ndeshur rastësisht me persona të tjerë në rrugë. Bekimet nga prindërit kanë qenë të parat. Ajo që, më vjen mirë më shumë, është se nuk duhet harruar dhe konteksti i kohës kur kjo protestë po ndodh… Pikërisht në kohën e largimit masiv të të rinjve shqiptarë dhe këto ditë, jam i sigurt që i kanë mbushur ata plot shpresë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Secilin prej atyre të rinjve, që deri para një jave kishin vendosur të largoheshin sot kanë një arsye më shumë për të qëndruar! Shpresë ka! Rini ka!/Opinion.al

 

 

 

Etiketa: arsyetkristina kinalargimi nga protestaministrja e arsimitprotesta


Ju sugjerojmë

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”
Aktualitet

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

1 Gusht, 2025 9:01 am
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019
Aktualitet

Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

1 Gusht, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:12 am
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

31 Korrik, 2025 6:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëlloi me armë zjarri një person në Borsh, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
Moderatorja krah studentëve, tregon dramën familjare: 24 vite në burgje

"Dhjetori i dytë" vazhdon nësër, ja propozimet e studentëve protestues

Po kthehej në zyrë, rrihet me grushte shefi i OSHEE

Goditet grupi që grabiste banesa dhe lokale, 22 vjedhje brenda një muaj

Këta janë 20 finalistët e edicionit të 20-të “Këngës Magjike”

Këta janë 20 finalistët e edicionit të 20-të "Këngës Magjike''
















TE FUNDIT

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike
1 Gusht, 2025

Kroacia po shënon 30-vjetorin e çlirimit të saj nga pushtimi i pjesshëm me një paradë ushtarake. Por festimi ngre pyetje...

Lexo më shumë

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”
1 Gusht, 2025

Një ditë më parë (31 korrik), u bë publike një letër ku kompania amerikane e lobimit, Coninental Strategy, e kontraktuar...

Lexo më shumë

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
1 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com