Në portalin Transparenca.al është bërë edhe sqarimi zyrtar lidhur me lajmin se një shqiptar ka deklaruar në Greqi se është shofer i Ramës. Personi në fjalë po hetohet në shtetin fqinj për grabitje.
“Në përgjigje të opinionit publik dhe pretendimit të ngritur në artikullin e postuar në disa portale sqarojmë se deklarata e personit të arrestuar në Greqi se ai është shoferi dhe truproja i Kryeministrit Edi Rama është e pavërtetë dhe e pabazë.
Personi në fjalë jo vetëm nuk është shofer apo truprojë i Kryeministrit Edi Rama, por as nuk ka qenë ndonjëherë në ndonjë detyrë apo i njohur i qytetarit Edi Rama”, bën të ditur Kryeministria. Shtetasi shqiptar është Kamber Ferati, 34 vjeç. Sipas mediave greke, ai ka pretenduar në gjykatë se ka qenë shofer i Ramës.
Një shqiptar në gjykatën greke: Jam shoferi i Kryeministrit Rama