Pasi Kolegji Zgjedhor i dha të drejtën LSI-së për numëruesin e tretë, ka ardhur menjëherë edhe reagimi i Monika Kryemadhit. Në një status të sajin në “Facebook”, ajo e ka konsideruar këtë si fitoren e radhës për LSI-në, duke u shprehur se më e madhja do të vijë të dielën. Ajo gjithashtu ka ironizuar edhe marrëveshjen Rama –Basha duke u shprehur se fati i shqiptarëve nuk vendoset në krevatin e Romeos dhe Zhuljetës.
Statusi i plotë i Kryemadhit:
“Kjo është fitorja e rradhës për LSI. ???? E treta është të dielën.?. Mbasi Zoti zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, kjo është fitorja e rradhës, ku numëruesit e saj do të garantojnë votën e çdo shqiptari. E treta, më e madhja, më datë 25 Qershor, kur LSI del Forcë e Parë, që shqiptarët të vazhdojnë të jetojnë në një shtet demokratik, për fatin e të cilit nuk vendoset në krevatin e Romeos dhe Xhulietës”- shkruan ajo.