Bashkia e Tiranës ka reaguar për protestat e sotme kundër punimeve brenda parkut të liqenit, ku policia u përlesh me protestuesit e shoqërisë civile.
Bashkia i quan “vandalë” protestuesit, për të cilët thotë se shkatërruan sërish objektet dhe penguan punimet.
Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se nuk do të tërhiqet nga projekti i saj dhe do të vazhdojë sipas planit.
Ndryshe nga protesta e sotme ku të pranishëm ishin aktivistë, qytetarë, pedagogë e studentë, nesër para Bashkisë së Tiranës do të ketë një protestë nga Partia Demokratike në lidhje me punimet brenda parkut.
Ashtu si Kryeministri Rama, edhe Bashkia e Tiranës qëndron në të njëjtën linjë se protesta e shoqërisë civile është e politizuar.