Kryesore

Reagon Basha: PD hyn në zgjedhje nëse plotësohen këto kushte


               Publikuar në : 12:43 - 18/04/19 |
geliano fataj

Në një kohë kur faktori ndërkombëtar kërkon futjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vjen dhe reagimi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në mbledhjen e kryesisë, kryetari i PD-së propozoi marrjen e 3 vendimeve te rëndësishme. Sipas Bashës, Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave”, ka thënë Basha.

E nëse nuk plotësohen këto kushte, Partia Demokratike nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që sipas bashës shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Një tjetër propozim i Bashës ka qenë që Kryesia të mandatojë kryetarin e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve./Opinion.al

Pas