Ditën e sotme sipas njoftimit të policisë, aktori i njohur Laert Vasili është dhunuar në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në Kryeqytet nga persona ende të pa identifikuar. Pas ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ai ka bërë denoncim në komisariatin nr.1 të policisë.
Mësohet se Laert Vasili ka deklaruar në polici se nuk e ka njohur personin që e dhunoi dhe se nuk ka konflikte me askënd.
Ndërkohë për “Balkanweb”, aktori tha se policia nuk ka bërë mirë që e ka nxjerrë informacionin. “Ky është informacion personal. Po deshët për shfaqjen mund të flas”, ka shtuar më tej ai.
“Më sulmuan dje mbrëmë kur po zbrisja nga makina. Unë mendoj se janë grabitës oridinerë. Me siguri kanë menduar se jam femër nga flokët e gjata. Por kur u ktheva e panë se jam mashkull dhe më goditën”, ka deklaruar Vasili