Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagimi/ Skandali i byzylykëve, reagon Juliana Hoxha: Flluskë sapuni

2017/08/13 at 1:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Reagimi/ Skandali i byzylykëve, reagon Juliana Hoxha: Flluskë sapuni

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha e ka konsideruar skandalin e byzylykëve elektronikë të mbikëqyrjes një flluskë sapuni e ardhur, për fat të keq, për shkak të mosnjohjes së legjislacionit.


Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka bërë përgjegjëse zonjën Juliana Hoxha dhe dy ditë më parë deklaroi se do të kërkonte shkarkimin, por dhe do e çonte në ndjekje penale

Përmes një shkrimi, Juliana Hoxha thotë se Pretendimi nga ana e Ministrit se janë prokuruar dhe nënshkruar kontrata disa herë me të larta se fondi i parashikuar buxhetor është teresisht i pabazuar në legjislacionin në fuqi.”

Hoxha thotë se “stafi teknik, duhet ta kishte informuar ministrin, me qëllim parandalimin e spekullimeve mediatike të cilat sigurisht do kenë kosto mbi të në një të ardhme të afërt”

Dhe ngre pyetjen: “Si mund të quhen të zhdukur paisje që janë marrë në dorëzim nga grupi i monitorimit të kontratës në perputhje me ligjin?!!

Dhenia ne administrim është realizuar në saj të procesit të ekzekutimit të kontratës, ku bashkimi i operatoreve ekonomik ka nën përgjegjesinë e tij administrimin e sistemit elektronik të mbikqyrjes penale, realizimin e procesit të mirëmbajtjes për një periudh 4 vjecare dhe instalimin e byrzylyqeve tek te denuarit ne bashkërendim me Drejtorinë e Sherbimit të Proves.

Kapitali profesional apo politik/teknik nuk krijohet duke manipuluar në menyrë emocionale proceset e realizuar në përputhje me ligjin.

Cdo tentativ për manipulim dhe shpifje aty ku respektohet me përpikmëri ligji dhe institucioni nuk i shërben mbarvajtjes dhe efikasitetit të punës në një institucion të një rëndësie të lartë sic është Ministria e Drejtësisë.

Reagimi i plotë i Juliana Hoxhës

Në cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, e ndiej për detyrim ligjor dhe institucional, të sqaroj në lidhje me disa deklarata mediatike të dala nga Ministri i Drejtësisë, nëpërmjet të cilave është njoftuar media per zbulim të “një shkelje të rëndë” apo me keq akoma “të një skandali kontrate” dhe për më tepër aludohej se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë kishte tenderuar në shifra disa here me të larta disa procedura prokurimi, kjo sipas ketyre deklarimeve përbënin shkelje shumë të rënda, ku akoma me tej sipas aludimeve aty, hidheshin dyshime në hava për gjoja afera të medha korruptive.

Ky “zbulim”, nuk është gjë tjetër vecse një fluks sapuni, e ardhur, për fat të keq, per shkak te mosnjohjes së legjislacionit te prokurimit publik dhe ligjit te posacem që rregullon prokurimin publik në Republikën e Shqipërisë.

Madje, Ministri është gjetur aq ngushtë, sa që, nga dosjet e kontrolluara dhe rikontrolluara, përsëri u gjet për tu quajtur “skandal i rëndë” një dosje prokurimi, të cilës i ka dhënë përgjigje ligjore edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kallëzimin penal të para disa ditëve të vet Ministrit të Drejtësisë Z. Bardhi, ku ndër të tjera qartësisht shpjegon se: “Procedurat e prokurimit publik janë realizuar ne përputhje me ligjin.

Pretendimi nga ana e Ministrit se janë prokuruar dhe nënshkruar kontrata disa herë me të larta se fondi i parashikuar buxhetor është teresisht i pabazuar në legjislacionin në fuqi. Keto procedura nuk janë prokuruar per nje vit kalendarik por për nje periudh 4 vjecare në perputhje të plotë me VKM nr. 710/2013 dhe VKM nr. 703/2014 dhe rrjedhimisht fondi do të prokurohet jo sa është parashikimi buxhetor një vjecar por vlera totale e 4 viteve në përputhje me afatin e kontratave”.

Vazhdojmë me tej me “zbulimet” e radhes për “shkeljet” e mëdha në Ministrinë i Drejtesisë lidhur me proceduren e prokurimit të realizuar nga ky institucion me objekt “Permirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike” si dhe menyrën e zbatimit të kesaj kontrate. Edhe për ketë procedurë është shprehur organi hetimor si mësipër ju shpjegova.

Megjithë sa më sipër, ndjej detyrimin ligjor dhe Institucional të përcjell disa informacione dhe shpjegime teknike publikisht, që në fakt, në mos Ministri, stafi i tij teknik, duhet ta kishte informuar, me qëllim parandalimin e spekullimeve mediatike të cilat sigurisht do kenë kosto mbi të në një të ardhme të afërt.

Ajo që vlenë të theksohet në këto momente është prezantimi i këtij institucioni të rëndësishëm jo seriozisht në sytë e publikut të gjërë dhe pafundësisht qesharak në sytë e atyre që e njohin paksa teknikisht dhe ligjërisht situatën.

Procedura “Permirësimi i mbikqyrjes elektroinike në fushën penale” në objektin e saj perfshin zhvillimin dhe implementimin e një sistemi me paisje të reja per mbikqyrjen elektronike, realizimin e sherbimit të mirëmbajtjes se ketij sistemi për nje periudh 4 vjecare, trajnim stafi dhe blerje të paisjeve byrzylyqe 300 copë. Në përputhje me nevojat e veta dhe sipas planit vjetor të investimeve Ministria e Drejtesisë nepermjet Drejtorisë së Teknologjise dhe informacionit ka paraqitur projektin në AKSHI (organi i specializuar për miratimin e projekteve informatike dhe c’ngurtesimit të fondeve buxhetore).

Pas miratimit të projektit, është vijuar nga ana e autoritetit kontraktor me ngritjen e grupit te punes për perllogritjen e fondit limit, njesinë e prokurimit dhe përgatitjen e dokumentacionit për hedhjen dhe publikimin e procedurës në sistemin elektronik të prokurimeve.

Procedura e perzgjedhur nga autoriteti kontraktor është “e hapur” në perputhje te plote me legjislacionn e prokurimit publik. Kjo procedurë i jep mundesinë cdo operatori ekonomik që plotëson kushtet tekniko- ligjore për të qënë potencialsht fitues të kontratës. Për me teper legjislacioni i prokurimit publik i jep mundesinë cdo operatori ekonomik të kundershtojë kriteret apo vlerësimin e oferatave pranë organit me të lartë në fushën e prokurimi Komisionit të Prokurimit Publik, nëse ka pretendime lidhur me procedurën e vlerësimit apo kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor në pëeputhje më objektin e prokurimit. Pranë autoritetit kontraktor, mbas vlerësimit të ofertave nuk ka pasur asnjë ankesë nga ndonjë operator ekonomik, duke legjitimuar në heshtje vlerësimin e oferatve në përputhje të plotë me legjislacionin e prokurimit publik.

Autoriteti kontraktor, nuk i pergjigjet dot pyetjeve pse nuk kanë paraqitur dokumente operatoret ekonomik të s’kualifikuar, apo të mund të verë në levizje ndonje operator ekonomik për të qënë pjesë e garës, pasi kjo do të ishte shkelje flagrante e ligjit.

Autoriteti kontraktor ka detyrimin t’ju krijoje kushte konkuruese, proces trasparent cdo biznesi per te qënë pjesë e kesaj gare, duke mbikqyrur procesin në cdo fazë procedurale të tij sipas afateve ligjore. Detyrë të cilën e ka realizuar me profesionalizëm dhe korrektësi.

Për ti ardhur në ndihmë Minisrit se cfarë është procedura e hapur në legjislacionin e prokurimit publik, po jua shpjegoj shumë shkurt; është procedura e preferuar në fushën e prokurimit publik, që siguron trasparencen, konkurencën dhe mundesinë e pjesmarrjes së cdo operatori ekonomik i cili plotëson kushtet teknike dhe ligjore. Kjo procedurë ka afatin me të gjatë të publikimit në sistemin elektoronik të prokurimit (23 ditë) kohë e mjaftueshme e percaktur nga ligjvenesi që nje kompani serioze në treg të plotësojë dokumetacionin teknik dhe ligjor per tu berë pjesë e garës.

Lidhur me zbatimin e kontratës, deri në mometin e ushtrimit të detyrave funksionale të Sekretarit të Pergjithshëm cdo kontratë ka qënë një proces korrekt ekzekutimi ku autoriteti kontraktor ka mbrojtur interesat institucional në ushtim të plotë të detyrës.

Cfarë ndodhi pas ketij momenti ?!? Si mund të quhen të zhdukur paisje që janë marrë në dorëzim nga grupi i monitorimit të kontratës në perputhje me ligjin?!!

Dhenia ne administrim është realizuar në saj të procesit të ekzekutimit të kontratës, ku bashkimi i operatoreve ekonomik ka nën përgjegjesinë e tij administrimin e sistemit elektronik të mbikqyrjes penale, realizimin e procesit të mirëmbajtjes për një periudh 4 vjecare dhe instalimin e byrzylyqeve tek te denuarit ne bashkërendim me Drejtorinë e Sherbimit të Proves.

Paisjet janë pjesë integrale e kontratës si një e terë, dhe për sa kohë që kompania paguhet për keto sherbime autoriteti kontraktor ka detyrimin ta ngarkojë me pergjegjesi jo ta shmang nga pergjegjesia kontraktuesin (kompaninë fituese) sic ndodhi me procesin e ashtuquajtur hetim administrativ nga ana juaj.

Akoma më shumë, legjislacioni i prokurimit publik ka parshikuar edhe rastet e mosrealizimit të sukseshëm të kontratës që sic duket nuk ju ka ren rasti ta lexoni.

Mosrealizimi apo rezervat që mund të ketë autoriteti kontraktor mbi ekzekutimin e kontrates e detyron atë të zgjidh kontratën duke njoftuar Agjensinë e Prokurimit Publik për aplikimin e penaliteteve perkatese, ky operatori ekonomik potencialisht perjashtohej nga procedurat e prokurimit publik 1-3 vjet dhe nese konstatohej nga ana e organit të specializuar në fushën e prokurimeve se kishte element të karakterit penal ia percill dosjen organit hetimor (meqe zellin e paraqitjes së shkresave dhe aludimeve pranë organit hetimor e ka pasur vazhdimisht Ministri, mund tia paraqiste edhe personalisht nese do te ishin kushtet).

Pse i drejtohet Ministri mediave për të publikuar korespondencat e tij kur mund ti drejtohet institucioneve kompetente që parashikon ligji pa qënë e nevojshme të bëhet publik cdo akt që del nga institucioni.

Madje duket sikur më parë del në media një veprim dhe më pas zyrtarizohet apo për të justifikuar lajmin dergohet një shkresë me argument emocional jo ligjor. Për cfarë kallëzimesh penale flet z. Minister duke ripërsëritur vetveten?!! Kapitali profesional apo politik/teknik nuk krijohet duke manipuluar në menyrë emocionale proceset e realizuar në përputhje me ligjin.

Cdo tentativ për manipulim dhe shpifje aty ku respektohet me përpikmëri ligji dhe institucioni nuk i shërben mbarvajtjes dhe efikasitetit të punës në një institucion të një rëndësie të lartë sic është Ministria e Drejtësisë.

Ky institucion duhet të jetës shëmbull mirëfunksionimit, respektimit të ligjeve dhe funksionimit institucional, integritetit të lartë profesional në të gjitha nivelet.

Mbetem e palëkundur dhe më shumë e vendosur, padyshim, nën frymën e bashkëpunimit dhe respektit reciprok, dhe mbi të gjitha në respektimin strikt të kuadrit ligjor dhe funksionimit institucional, të ushtroj detyrën time me përkushtim dhe profesionalizëm, në cdo kohë, dhe për cdo rast.

 

Etiketa: byzylyketflluske sapuniJuliana Hoxhareagimi


Ju sugjerojmë

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

14 Korrik, 2025 6:05 pm
Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
Rajoni

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

14 Korrik, 2025 5:55 pm
Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
Bota

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

14 Korrik, 2025 5:32 pm
Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme
Aktualitet

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

14 Korrik, 2025 5:17 pm
Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

14 Korrik, 2025 4:57 pm
Para
Forcohet kontrolli në Rinas/ Frika nga azili, 39 shtetasve u ndalohet udhëtimi

Forcohet kontrolli në Rinas/ Frika nga azili, 39 shtetasve u ndalohet udhëtimi

Tronditëse/ Dëshmitarët: Deputeti nuk ndaloi, shtoi shpejtësinë dhe u largua

Flet vëllai i 53-vjeçarit që u përplas për vdekje nga Aqif Rakipi: Deputeti kërkoi të vinte në varrim, ja çfarë ndodhi

Intervista/ Petrit Vasili: Ja si funksionon skema lehtësuese për fermerët

Me "armën" e një socialisti, Petrit Vasili 'qëllon' qeverinë
















TE FUNDIT

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
14 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me drejtorët e Bashkisë Lushnjë, në ambjentet e këtij institucioni....

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
14 Korrik, 2025

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi...

Lexo më shumë

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
14 Korrik, 2025

Java që sapo ka nisur pritet të jetë e mbushur me energji impulsive dhe ngjarje të vrullshme, sipas parashikimit të...

Lexo më shumë

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
14 Korrik, 2025

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte zhvilloi ditën e sotme një takim me presidentin e SHBA-së, Donald...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com