-U tha në Opinion

Reagimet nga ndërkombëtarët, Veliaj: Një pjesë më kanë kërkuar ndjesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:27 - 18/05/20 |
Al Do

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar sot në emisionin Opinion është pyetur rreth çështjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Kjo ngjarje u shoqërua me reagime nga faktorët ndërkombëtarë të cilët thanë se godina u prish në një kohë që ata kishin kërkuar dialog mes palëve. Megjithatë Veliaj ka deklaruar se disa prej tyre i kanë kërkuar ndjesë. Ai tha se për këtë çështje janë kryer 12 seanca dialogu me ndërkombëtarët.

“Me komunitetin ndërkombëtar ka patur 12 seanca dialog, një pjesë e tyre janë ambasadorë të rinj, një pjesë më kanë kërkuar ndjesë pasi ju cova evidencën.

Pasi u informuan shumica e ktyre ndërkombëtarëve që kryetari i bashkisë përpara se ky të emërohej ambasador kishte qenë 12 herë në 12 seanca që ishte tërhequr nga kulla mbi teatër, ishtë tërhequr nga prekja e sipërfaqes së teatrit, ishte tërhequr nga bashkëpunimi me privatin me të drejtë thanë që u paske dalë borxhit.”- tha Veliaj. /Opinion.al

Pas