Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagime në mediat gjermane pas zgjedhjeve në Kosovë: I nevojitet partner  koalicioni për krijimin e qeverisë  

2025/02/10 at 12:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reagime në mediat gjermane pas zgjedhjeve në Kosovë: I nevojitet partner  koalicioni për krijimin e qeverisë  

Zgjedhjet në Kosovë janë në fokus edhe të mediave gjermane që analizojnë fitoren e Kurtit, humbjen e shumicës absolute, nevojën për partner koalicioni e marrëdhënien e Kurtit me SHBA. 

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizon zgjedhjet në Kosovë duke e vendosur theksin tek humbja e shumicës absolute të kryeministrit Kurti pas votimeve të së dielës (09.02.). “Në parlamentin e mëparshëm partia e Albin Kurtit kishte bashkë me deputetë nga pakicat etnike një shumicë komode. 49-vjeçari kur mori detyrën premtoi reforma të gjithanshme në drejtësi dhe administratë, por nuk mundi të realizonte shumë prej tyre. Nëse do që të vazhdojë të qeverisë tani, atij i duhet të bashkohet me PDK apo LDK. Por teorikisht do të ishte e mundur edhe një aleancë qeveritare pa partinë e Kurtit.” 

Përkeqësim i marrëdhënieve me SHBA 

Gazeta “Weser Kurier” shkruan, se megjithë reformat e pakryera, qytetarët e Kosovës sërish i besojnë kryeministrit Kurti. Më tej ajo i kushton vëmendje marrëdhënies së Kurtit me SHBA. “Me ardhjen në detyrë të presidentit amerikan Donald 

Trump po jepen shenja përkeqësimi të marrëdhënies së Kurtit me SHBA-në, partnerja më e rëndësishme ushtarake e Kosovës. 

Richard Grenell, i dërguari i misioneve speciale të Trump, sulmoi Kurtin në disa postime në X pak para zgjedhjeve, ku e akuzoi për mosbesueshmëri.  

“Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar Kurtin vazhdimisht për veprime të njëanshme, që destabilizojnë rajonin. Edhe BE-ja dhe NATO e bëri këtë”, shkroi Grenell në X.  

Kryediplomati i Trump nuk përmendi që BE, NATO dhe SHBA – edhe pse me kujdes – e kritikuan Beogradin, që në shtator 2023 një trupë goditëse e armatosur nga Serbia hyri veri të Kosovës për të nxitur edhe më shumë serbë të Kosovës për një kryengritje të armatosur. 

Nevojë për partner koalicioni 

Edhe portali “Welt online” në artikullin mbi zgjedhjet i kushton vëmendje nevojës së Albin Kurtit për partner koalicioni dhe rritjes së tensioneve me Serbinë. “Gjatë qeverisjes së Kurtit u rritën dukshëm tensionet ndërmjet shqiptarëve dhe pakicës serbe si dhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” 

Portali “Tagesschau” i televizionit publik gjerman ARD në artikullin “Kryeministri Kurti fiton zgjedhjet parlamentare në Kosovë” shkruan se partia e kryeministrit me orientim të majtë nacional, Albin Kurti, ka humbur, sipas prognozave shumicën absolute të shpresuar. “Ajo është forca kryesore, por ka nevojë për një partner koalicioni. “Kurti është i diskutueshëm. Politika e tij pa kompromis ndaj pakicës serbe në veçanti ka sjellë tensione. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Por këtë nuk e njeh as qeveria në Beograd dhe as minoriteti serb në Kosovë. […] Kritika të hapura po vijnë ndërkohë nga SHBA, mbështetja e të cilave kontribuoi ndjeshëm në pavarësinë e Kosovës. I dërguari i Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell së fundmi e quajti qeverinë e Kurtit ‘të pabesueshme’ në X. Vetë Trump kishte shkruar: ‘Kurti është një fatkeqësi'”. 

Revista “Spiegel”, në portalin online i referohet ndër të tjera problemeve që pati Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në numërimin e votave. “Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pasur probleme serioze me përpunimin elektronik të të dhënave ditën e zgjedhjeve dhe nuk ka dashur të shpallë rezultatin paraprak përfundimtar deri në mëngjesin e së hënës.” Në artikullin “Kryeministri Kurti deklaron veten si fitues të zgjedhjeve, por humb shumicën”, theksohet, se “kryeministri i mëparshëm është ndoshta edhe ai i ardhshëm – edhe pse jo më me shumicë absolute. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpallur fitoren pas zgjedhjeve parlamentare të vendit të tij.” 

Kurse “Frankfurter Rundschau” i kushton vëmendje fitores së Kurtit në artikullin “Prognoza mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë: Kryeministri Kurti fiton me partinë e e majtë nacionale”. “Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë duket se është shënuar fitorja për partinë e liderit të qeverisë së majtë nacionaliste, Albin Kurti. Megjithatë, parashikimet e publikuara të dielën në mbrëmje pas mbylljes së sondazheve sinjalizojnë, se partia Vetëvendosje (VV) e Kurtit ka të ngjarë të humbasë shumicën e mëparshme absolute. Prandaj, Kurti do të duhet të mbështetet te partnerët e koalicionit në të ardhmen.”/DW 

Ju sugjerojmë

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Para
Emigrantët e Gjadrit, Corriere: Plani i qeverisë Meloni- kompetencat i kalojnë Tiranës!

Emigrantët e Gjadrit, Corriere: Plani i qeverisë Meloni- kompetencat i kalojnë Tiranës!

Dhuna në ndeshjen Partizani-Tiranë, AMP arreston punonjësin e Gardës

Dhuna në ndeshjen Partizani-Tiranë, AMP arreston punonjësin e Gardës

Haradinaj përjashton koalicion me Kurtin: Do ndihmoj vetëm opozitën

Haradinaj përjashton koalicion me Kurtin: Do ndihmoj vetëm opozitën

TE FUNDIT

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
15 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll...

Lexo më shumë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
15 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit...

Lexo më shumë

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
15 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët europian kanë nisur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com