Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagime ndaj ndalimit të hixhabit për sportistet franceze në Lojërat Olimpike

2024/08/07 at 8:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reagime ndaj ndalimit të hixhabit për sportistet franceze në Lojërat Olimpike

Ndalimi i hixhabit për sportistet franceze në Lojërat Olimpike të Parisit konsiderohet si “shqetësues”, “i padrejtë” dhe një “shkelje e të drejtave të njeriut” nga sportistë dhe organizata Human Rights Watch. Ligjet laike të Francës ua ndalojnë sportistëve përdorimin e shamisë islamike, ashtu siç i ndalojnë punonjësit e shtetit dhe nxënësit e shkollave të veshin simbole dhe veshje fetare në institucionet publike.

Ligji për ndalimin e përdorimit në shkolla dhe institucione publike të simboleve dhe veshjeve fetare vlen edhe për sportistët olimpikë të Francës, sepse ata janë në një “mision shërbimi publik”, thonë zyrtarët e qeverisë franceze.

“Kur atletët tanë përfaqësojnë ekipin e Francës, ata mishërojnë shërbimin publik. Ata mishërojnë parimin e neutralitetit të lidhur me shërbimin publik, kështu që ata nuk mund të përdorin simbole fetare apo politike. Kjo nuk vjen nga ne, nuk është vizioni ynë, nuk është dëshira e qeverisë, është realisht kuadri ligjor i përcaktuar nga kushtetuta jonë dhe parimi i vlerave kushtetuese”, tha ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera.

Në ditët para fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit, atletja franceze Sounkamba Sylla ishte në një betejë me qeverinë e saj për të drejtën për të veshur hixhabin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.

Por pasi u gjet një kompromis, përdorimi i një kapeleje bejsbolli, vrapuesja 26-vjeçare mori pjesë në parakalimin e ekipit olimpik francez.

Ajo do të vrapojë në raundin e parë të stafetës 4×400 metra të premten. Komiteti Olimpik Francez ka thënë se ajo do të konkurrojë me kapele.

Sportistja franceze me origjinë algjeriane, Saoussen Boudiaf, e cila para Lojërave Olimpike të Parisit ka përfaqësuar Francën në sportin e skermës, thotë se në shoqërinë franceze mbulimi me hixhab është një veprim simbolik. Ajo tani përfaqëson Algjerinë.

“Ishte gjithashtu një lloj konfirmimi për të treguar se është e mundur dhe në asnjë mënyrë nuk është mungesë respekti për të tjerët. Është diçka që më prek mua dhe që për mua nuk ka asnjë ndikim tek të tjerët. Dhe gjithashtu pohon faktin që në një farë mënyre po mbroj atletët që nuk mund të konkurrojnë me hixhab për shkak të Francës”, thotë ajo.

Drejtorja e Nismave Globale në organizatën Human Rights Watch, Minky Worden thotë se ndalimi i hixhabit për sportistët është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

“Është gjithashtu një shkelje e të drejtës themelore të lirisë fetare. Atletët nuk duhet të detyrohen të zgjedhin midis fesë së tyre dhe sportit që ata e duan dhe në të cilin shkëlqejnë. Kjo gjithashtu është një shkelje e të drejtave të grave, sepse këto janë gra që po diskriminohen dhe po përjashtohen nga sporti”, thotë ajo.

Përveç Lojërave Olimpike, federatat franceze të sporteve vendosin vetë për rregullat e tyre: futbolli, basketbolli dhe xhudo ndalojnë mbulimin e kokës për garat, ndërsa regbi, hendbolli dhe atletika e lejojnë këtë.

Lojërat Olimpike kanë sjellë në qendër të vëmendjes polemikat e shumta mbi rolin publik të fesë dhe simboleve fetare në Francë, vendi me komunitetin më të madh mysliman në Evropë./VOA

Ju sugjerojmë

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
Kronikë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

11 Janar, 2026 2:29 pm
SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri
Bota

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri

11 Janar, 2026 2:14 pm
Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars
Bota

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars

11 Janar, 2026 2:08 pm
Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve
Aktualitet

Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve

11 Janar, 2026 2:04 pm
Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane
Bota

Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane

11 Janar, 2026 2:02 pm
Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe
Aktualitet

Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe

11 Janar, 2026 1:59 pm
“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin
Bota

“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin

11 Janar, 2026 11:08 am
Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve

11 Janar, 2026 10:59 am
Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

11 Janar, 2026 9:26 am
Para
Balluku inspekton punimet në aksin Ura e Cerenecit-Peshkopi : Në dhjetor përfundon tërësisht Rruga e Arbrit

Balluku inspekton punimet në aksin Ura e Cerenecit-Peshkopi : Në dhjetor përfundon tërësisht Rruga e Arbrit

U vranë 15 vite më parë nga Dritan Dajti, ministri Ervin Hoxha kujton 4 Dëshmorët e Atdheut: Lavdi të përjetshme!

U vranë 15 vite më parë nga Dritan Dajti, ministri Ervin Hoxha kujton 4 Dëshmorët e Atdheut: Lavdi të përjetshme!

Fitorja e partive të djathta në BE, Berisha: Rëndësi histori për Shqipërinë dhe të ardhmen drejt Evropës

Zgjedhjet e Himarës, Berisha-Tavos: O kukull mjerane!

TE FUNDIT

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
11 Janar, 2026

Kreu i PD ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës këtë të diel, kur tha ndër të tjera se në...

Lexo më shumë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
11 Janar, 2026

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, në kuadër të operacionit të koduar...

Lexo më shumë

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri
11 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer këtë mbrëmje sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS-it në të gjithë...

Lexo më shumë

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars
11 Janar, 2026

Ushtria izraelite ka hartuar plane për të nisur operacione të reja masive dhe intensive ushtarake në Gaza në muajin mars”, me një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com