Raundi i bisedimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit është duke u zhvilluar, këtë herë virtualisht përmes video-konferencës.
Këtë mëngjes, negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak dha një pasqyrë se çfarë do të përfshijnë diskutimet e ditës.
Ai tha se ata do të fokusohen kryesisht në arritjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën – siç pritej.
Podolyak u shpreh se qëndrimi i Ukrainës për një armëpushim mbetet i pandryshuar. Megjithatë, ai tha se beson se Rusia “ka ende një mashtrim se 19 ditë dhune kundër qyteteve paqësore është strategjia e duhur”./Opinion.al