Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rasti Navalni/ A duhet të ndërpriten projektet gjermane me Rusinë?

2020/09/08 at 4:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rasti Navalni/ A duhet të ndërpriten projektet gjermane me Rusinë?

Helmimi i opozitarit rus Navalni ka shkaktuar përçarje serioze mes Rusisë dhe Gjermanisë. Në Berlin po kërkohet vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, por ka dhe zëra që janë kundër.


Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier dyshon se sanksionet kundër Rusisë mund të japin rezultatet e duhura në sqarimin e rastit të helmimit të opozitarit rus Aleksej Navalni. Ai tha për televizionin ARD se nuk e di “asnjë rast” që vendet si Rusia të kenë ndryshuar vendimet e veta për shkak të sanksioneve ekonomike. Sanksionet kanë rezultuar madje me “ngurtësimin e qëndrimeve” tek politikanët e vendeve të prekura. “Ne duhet të shpjegojmë çështjen, se çfarë duam të arrijmë me sanksione. A bëhet fjalë vetëm për nevojën që të shikojmë veten në pasqyrë, apo qëllimi është përmirësimi i gjendjes së të drejtave të njeriut?”

Ministri Altmaier sikur edhe kancelarja Merkel megjithatë nuk përjashtojnë mundësinë e sanksioneve kundër Rusisë, sepse kjo do të dobësonte pozitën e tyre. Altmaier mendon se vendimet ndaj Rusisë duhet të merren brenda Bashkimit Evropian. “Rasti Navalni është një sfidë e përbashkët për demokracitë perëndimore”, tha ai.

“Sinjale të qarta”

Në Gjermani po shqyrtohet mundësia që në shenjë kundërshtimi ndaj helmimit të Navalnit të ndërpriten punimet në gazpërçuesin Nord Stream 2. Planifikohet që Gjermania të furnizohet me gaz rus përmes gypave në gjatësi prej 2460 kilometrash. Rreth 2300 kilometra kanë përfunduar deri tani.

“Punimet në Nord Stream 2 duhet të ndërpriten të paktën përkohësisht, nëse Rusia nuk tregon asnjë shenjë bashkëpunimi”, deklaroi së fundit shefi i deputetëve të pative popullore evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. “Këtu bëhet fjalë për një sistem, i cili duket se është i gatshëm që të vrasë njerëz ose t’i helmojë ata, si në rastin Navalni, vetëm për t’ua mbyllur gojën. Evropa nuk mund t’i shikojë këto gjëra duarkryq.” Nevojiten sinjale të qarta. “Presidenti Putin e njeh për fat të keq vetëm gjuhën e pushtetit dhe parave”, mendon Weber.

“Alternativat e këqija”

Kryeministrja e landit Mecklenburg-Vorpommern, ku duhet të përfundojë gazpërçuesi, ka kundërshtuar ndërprerjen e punimeve. Manuela Schwesig tha se Rusia është ajo që duhet të bëjë hapin tjetër për sqarimin e rastit Navalni. Por për revistën “Der Spiegel” theksoi se “ky krim nuk guxon të përdoret për kontestimin e projektit Nord Stream 2.” Ata të cilët angazhohen për ndërperjen e punimeve duket se kanë qenë gjithmonë kundër këtij projekti. E nëse Gjermania heq dorë nga gazi rus, si alternativë mbetet vetëm gazi i nxjerrë me gërmim nga SHBA. “Kjo është një alternativë më e keqe në aspektin ekologjik dhe do të kushtonte më shumë”, thotë Schwesig.

Navalni është transportuar me 22 gusht në spitalin Charité në Berlin, pasi dy ditë më parë është ndjerë keq me shëndet gjatë një fluturimi në Rusi. Në një laborator special të ushtrisë gjermane është konstatuar se kritiku i Kremlinit është helmuar me gazin nervor Noviçok.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat për helmimin e Navalnit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se këto janë “përpjekje absurde” për të kompromentuar udhëheqjen ruse. Navalni ka zbuluar në Rusi të dhënat për skandale të ndryshme korruptive dhe prej vitesh është një prej kundërshtarëve më të njohur të presidentit Putin./ DW



Ju sugjerojmë

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
Sport

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

8 Nëntor, 2025 11:17 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

8 Nëntor, 2025 10:35 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Para
Vetëvendosje: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën

Vetëvendosje: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën

Covid-19/ Shifrat e fundit në Itali, Lombardia raporton më shumë raste

Covid në Itali/ Regjistrohen mbi 1300 të infektuar në 24 orët e fundit

Hidhet shorti për Kolegjin e ri Zgjedhor, kush janë gjyqtarët fitues

Hidhet shorti për Kolegjin e ri Zgjedhor, kush janë gjyqtarët fitues
















TE FUNDIT

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
8 Nëntor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së...

Lexo më shumë

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
8 Nëntor, 2025

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
8 Nëntor, 2025

Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë. Ndaj...

Lexo më shumë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
8 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar 3 shtetas në Aeroportin e Rinasit, teksa po tentonin të hynin në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com