Aktualitet

Rasti i dytë për sot/ Ndalohet 34-vjeçari, ngacmoi seksualisht minorenen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:19 - 19/11/21 |
Opi Nion

Një 34-vjeçar nga Tepelena është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar një vajzë 17-vjeçare.

Policia bën me dije se është ndaluar shtetasi me inicialet  E.G i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Ky është rasti i dytë i ngacmimit seksual që raportohet nga uniformat blu për ditën e sotme.

Më herët policia njoftoi se një 54-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas