Një 34-vjeçar nga Tepelena është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar një vajzë 17-vjeçare.
Policia bën me dije se është ndaluar shtetasi me inicialet E.G i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Ky është rasti i dytë i ngacmimit seksual që raportohet nga uniformat blu për ditën e sotme.
Më herët policia njoftoi se një 54-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare”, njoftoi policia./Opinion.al