Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka bërë me dije se nuk e ka kuptuar përgjigjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me miratimin e reformës në drejtësi.
Fleckenstein, në një status të tij në Facebook, ka bërë me dije se këtë javë ka takuar një delegacion nga Shqipëria me lider të rinj. Sipas tij, ata janë anëtarë të programit LEAD ALBANIA.
“Gjatë diskutimit tonë në Parlamentin Europian ata më pyeten: A e kuptoni qëndrimin e Zotit Basha dhe Partisë Demokratike në lidhje me reformën në drejtësi? Përgjigjja ime ishte e shkurtër: Më vjen keq, por :JO!”, shkruan ai.
Shënimi i plotë:
Këtë javë kam takuar një delegacion nga Shqipëria me liderë të rinj. Ata janë anëtarë të programit LEAD ALBANIA. Gjatë diskutimit tonë në Parlamentin Europian ata më pyetën: A e kuptoni qëndrimin e Zotit Basha dhe Partisë Demokratike në lidhje me reformën në drejtësi? Përgjigjja ime ishte e shkurtër: Më vjen keq, por :JO.