Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raportohet se ushtria ukrainase lëshoi dronë drejt Moskës dhe fabrikës ruse të armëve

2024/10/20 at 12:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raportohet se ushtria ukrainase lëshoi dronë drejt Moskës dhe fabrikës ruse të armëve

Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh drejt Moskës dhe rajoneve perëndimore të Rusisë të dielën. Po ashtu, raportohet për një sulm në një zonë industriale, ku ndodhet një fabrikë e rëndësishme armësh.

Këto sulmet vijnë një ditë pasi dronët ukrainas thuhet se sulmuan një impiant mikroelektronik që është jetik për ushtrinë ruse.

Një ditë më parë, ministrat e Mbrojtjes së Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) e mbështetën rrugën “e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO. Këtë javë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e shpalosi “planin e fitores” para BE-së dhe NATO-s, por nuk ia doli ta marrë ftesën për anëtarësim të menjëhershme siç kërkonte.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë konferencës për shtyp në margjinat e samitit të BE-së në Bruksel më 17 tetor.
Kanali rus në Telegram, Astra, postoi një video që thtoë se shfaq sulmin në zonën industriale në qytetin Dzerzhinsk në rajonin e Nizhni Novgorod të Rusisë.

Në këtë zonë ndodhet Fabrika e Mbrojtjes Sverdlov, një ndërmarrje shtetërore që prodhon eksplozivë, kimikate industriale, detonatorë dhe municion. Nuk është e qartë nëse fabrika, e cila është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, është dëmtuar nga sulmi.

Guvernatori i rajonit të Nizhni Novgorod, Gleb Nikitin, shkroi në një postim në Telegram se sulmi u zmbraps nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe se katër zjarrfikës u plagosën gjatë sulmit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 110 dronë u rrëzuan gjatë natës, përfshirë 43 mbi rajonin Kursk, 27 mbi rajonin Lipetsk, 18 mbi rajonin Oriol, tetë mbi rajonin Nizhni Novgorod, gjashtë mbi rajonin Briansk dhe një mbi rajonin e Moskës.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot (majtas) dhe homologu i vet ukrainas, Andrii Sybiha, në një konferencë të përbashkët shtypi, Kiev, 19 tetor 2024.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, gjithashtu konfirmoi se një dron që po fluturonte drejt kryeqytetit u shkatërrua mbi distriktin Ramenskoi të kryeqytetit.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar mbi sulmin e raportuar me dronë, i cili ndodhi një ditë pas raporteve se dronët ukrainas kishin goditur fabrikën e mikroelektronikës Kremniy El në qytetin Briansk gjatë natës mes 18 dhe 19 tetorit.

Media opozitare ruse Astra raportoi më 19 tetor se dronët ukrainas goditën fabrikën dhe theksoi se ajo është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mikroelektronikës në Rusi dhe se Ministria ruse e Mbrojtjes është një nga klientët më të mëdhenj të saj./rel

Ju sugjerojmë

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë

9 Korrik, 2025 11:52 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

“Toka të xanuna në kurriz të komunitetit!”/ Rama njofton reformë të re ligjore

9 Korrik, 2025 11:52 am
Teknikat më të avancuara edhe në QSUT/ Realitet riparimi i valvulës së aortës
Aktualitet

Teknikat më të avancuara edhe në QSUT/ Realitet riparimi i valvulës së aortës

9 Korrik, 2025 11:36 am
Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi
Aktualitet

Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

9 Korrik, 2025 11:25 am
U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Aktualitet

U kap duke u kujdesur për 150 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

9 Korrik, 2025 11:10 am
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh të luftës me dronë e me raketa

9 Korrik, 2025 10:55 am
28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte
Bota

28 në pranga/ Shqiptarët në rrjetin e Ndranghetës, “kapitenë” të drogës në porte

9 Korrik, 2025 10:43 am
I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
Aktualitet

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

9 Korrik, 2025 10:34 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

9 Korrik, 2025 10:26 am
Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

9 Korrik, 2025 10:21 am
Para
Policia kontroll në zyrat e Partisë Socialiste në Kavajë, çfarë dyshohej

Autor i katër vjedhjeve, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë

Maratona e Tiranës, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar: E nisa me frikë!

Maratona e Tiranës, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar: E nisa me frikë!

Policia gjermane arreston një libian, dyshohet se planifikoi sulm ndaj Ambasadës izraelite

Policia gjermane arreston një libian, dyshohet se planifikoi sulm ndaj Ambasadës izraelite

TE FUNDIT

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
9 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Përmes një...

Lexo më shumë

“Toka të xanuna në kurriz të komunitetit!”/ Rama njofton reformë të re ligjore

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
9 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike, duke njoftuar reformë të re...

Lexo më shumë

Teknikat më të avancuara edhe në QSUT/ Realitet riparimi i valvulës së aortës

Teknikat më të avancuara edhe në QSUT/ Realitet riparimi i valvulës së aortës
9 Korrik, 2025

“Në QSUT profesionalizmi dhe teknikat më të avancuara mjekësore janë çdo ditë në shërbim të jetës!”. Kështu shkruan në një...

Lexo më shumë

Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi

Salianji u lirua me kusht/ Sula për PD: E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi
9 Korrik, 2025

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka komentuar daljen nga burgu të Ervin Salianjit dhe reagimin e PD për këtë ngjarje. Përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com