Pak më parë në media u publikua lajmi se në Tiranë ka mbërritur raporti paraprak i Komisionit të Venecias, në lidhje me veprimet e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i pyetur nga media për mbërritjen e këtij dokumenti i cili mban datën 29 shtator 2019 ka sqaruar se presidenca nuk do të komentojë asnjë dokument të klasifikuar që vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.
Blushi është shprehur se nuk do të bëjë asnjë koment në lidhje më një dokument i cili mban datën 29 ndërsa sot data shënon 27 shator.
Zëdhënësi sqaron se; “është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!”/ Opinion.al E.Xh.