Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti/ Vlora, Gjirokastra dhe Tirana kriminalitetin më të lartë

2016/03/12 at 10:39 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti/ Vlora, Gjirokastra dhe Tirana kriminalitetin më të lartë

Qarku Vlorë kryeson për përqindjen më të lartë të kriminalitetit gjatë vitit 2015, teksa niveli më i ulët i përket qarkut Dibër. Këto të dhëna janë saktësuar në raportin vjetor për kriminalitetin, që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit. Sipas këtij raporti, koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100.000 banorë në vitin 2015, bazuar në sistemin statistikor të Prokurorisë, është 1122, ndërsa në vitin 2014 ka qenë 1169.


Nuk përfshihet shifra e “errët” e krimit, për vepra penale të cilat nuk raportohen dhe mbeten të panjohura për organet e zbatimit të ligjit. “Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 738; në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 586; në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1087; në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 897; në qarkun Fier që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 872; në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1375; në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 865; në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1006; në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1238; në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1159;

në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1304 dhe në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1783”-thuhet në raportin e Prokurorisë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Bazuar në të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2015 janë filluar kryesisht 160 procedime penale nga ana e prokurorisë. Kallëzime nga nëpunësit publikë: në vitin 2015 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1181 kallëzime, që do të thotë ulje prej 7,4 % në krahasim me vitin 2014, në vitin 2014 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1275 kallëzime, që do të thotë rritje prej 17 % në krahasim me vitin 2013, në vitin 2013 rezulton të jenë 1087 kallëzime, që do të thotë ulje prej 4,1 % në krahasim me vitin 2012, ndërsa për vitin 2012 rezulton të kenë ardhur 1134 kallëzime, që do të thotë rritje prej 60,4 % në krahasim me vitin 2011.

Kallëzime nga personeli mjekësor: në vitin 2015 rezulton të ketë ardhur në prokurori 1 kallëzim, që do të thotë ulje kundrejt 8 kallëzimeve të ardhura në vitin 2014, në vitin 2014 numri i kallëzimeve nga personi mjekësor rezulton me rritje prej 2,6 herë në krahasim me vitin 2013 gjatë të cilit rezultojnë 3 kallëzime nga personeli mjekësor, për vitin 2012 rezultojnë 4 kallëzime penale dhe për vitin 2011 rezultojnë 3 kallëzime penale. Kallëzime nga shtetasit: në vitin 2015 rezulton të kenë ardhur në prokurori 2070 kallëzime, që do të thotë ulje prej 14,5 % në krahasim me vitin 2014, në vitin 2014 rezulton të kenë ardhur në prokurori 2420 kallëzime, që do të thotë rritje prej 14 % në krahasim me vitin 2013, në vitin 2013 rezultojnë 2118 kallëzime që do të thotë ulje prej 15,41 % në krahasim me vitin 2012.

Prokuroria
Në 2015 realizuam 4099 përgjime, 859 tek Krimet e Rënda 
Prokuroria e Përgjithshme ka realizuar 4099 përgjime gjatë vitit të shkuar, nga të cilat 859 janë kryer nga Gjykata e Krimeve të Rënda. “Gjatë vitit 2015 janë ekzekutuar gjithsej 1945 vendime për lejimin e përgjimit, marrë nga prokurorët në kushtet e emergjencës si dhe vendime të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 702 procedime penale. Sa sipër është mundësuar interceptimi për 4099 persona.

Numri më i madh i aplikimit të përgjimeve lidhet me procedimet penale të regjistruara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ku rezultojnë 859 vendime marrë në 164 procedime penale”,-thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar në Kuvend. “Përgjimi është një mjet efektiv për kërkimin e provës në procesin penal. Në sajë të ndjekjes në dinamikë të interceptimit nga oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të përgjimeve dhe bashkëpunimit e bashkëveprimit me kolegët e tyre në terren, në vitin 2015 është arritur në arrestimin në kushtet e flagrancës të 593 personave të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve, e të tjera vepra, që përbën rritje prej 15 % krahasuar me një vit më parë.

Kalimi në kohë i informacionit të përfituar gjatë interceptimit, ka krijuar premisa për zgjerimin e hetimeve, rrethin e personave të inkriminuar duke i hapur rruge ecurisë së hetimit. Në disa raste mbi të dhënat e përfituara gjatë interceptimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale të tjera kryesisht për veprën penale të korrupsionit të personave që kryejnë funksione publike”-vijon më tej raporti. /Shqiptarja.com



Ju sugjerojmë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Para
Basha: Çdo shqiptari i vidhet 400 euro në vit

Basha: Çdo shqiptari i vidhet 400 euro në vit

Musa Ulqini hutohet nga deputetet bionde

Përse e mban Edi Rama këtë kafaz ne dorë?

Përse e mban Edi Rama këtë kafaz ne dorë?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com