Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti/ Ulet numri i ministrive, por rritet numri i punonjësve në administratë

2018/01/08 at 6:05 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti/ Ulet numri i ministrive, por rritet numri i punonjësve në administratë

Open Data Albania po përditëson të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2018.


Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2018. Insitucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

Në vitin 2018, sipas ligjit nr.109/2017 për buxhetin e shtetit, në institucionet buxhetore të Republikës së Shqipërisë do të jenë të punësuar 81 753 (tetëdhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) punonjës. Krahasuar me vitin 2017, për totalin kemi një rritje me vetëm 40 punonjës.

Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve për vitin 2018 janë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vetëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 38% të numrit total të të punësuarve buxhetorë për vitin 2018. Nga ana tjetër, institucioni me më pak të punësuar është Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 6 anëtarë. Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar edhe nga vitet e kaluara.

Në vitin 2018, do të kemi 5 ministri më pak se në vitin 2017, kjo si shkak i shkrirjes së këtyre ministrive dhe bashkimi me ministri të tjera. Në vitin 2017 kishim 16 ministri, ku së bashku me të punësuarit në Kryeministri, bënin një numër total prej 75 996 punonjësish.

Këtu flitet për aparatet e ministrive dhe institucione të vartësisë nga ministritë. Në vitin 2018 do të kemi 11 ministri dhe po ashtu aparatin kryeministror.

Kjo përbën një numër total prej 75 654 punonjësish. Shkrija e këtyre ministrive ka ulur numrin e të punësuarve në ministri me 248 punonjës. Vetëm kryeministria nga 244 punonjës që ka pasur një vit më parë, në 2018 parashikon të ketë 150.

Më shumë se shkurtime pozicionesh këto janë zhvendosje e personelit. Po ashtu edhe kryeministria ka një tkurrje me 94 punonjës në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

Në total në vitin 2018 do të kemi një tkurrje me 342 punonjës në aparatin e organigramat e ministrive dhe kryeministrise. Një pjesë e shkurtimeve reflektohen në zhvendosjen e punonjësve të sektorit të teknologjisë së informacionit drejt AKSHI-t. Kjo vlen së bashku me  institucionet e vartësisë.

Në institucionet e tjera jo ministri, do të kemi të punësuar 6 099 punonjës për vitin 2018. Në krahasim me vitin 2017, kemi 382 punonjës më shumë në vitin 2018.

Pothuajse të gjithë institucionet e tjera jo ministri kanë të njëjtin numër punonjësish ose kanë rritje të këtij numri. Përjashtim bën Autoriteti Shtetëror Gjeohapsinor (ASIG) që ka një tkurrje me 2 punonjës.

Shtimin më të madh të numrit të punonjësve në institucionet e tjera jo ministri kanë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkëqeverisje, Kontrolli Lartë i Shtetit, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Instituti Statistikës, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet ish-sigurimit dhe Presidenca.

Në vitin 2018, sipas parashikimeve buxhetor na rezulton se krijohen disa institucione të reja. Kështu buxhetohen për herë të parë tre Institucione të Sistemit të Drejtësisë: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  me 50 punonjës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit me 37 punonjës, Komisioneri Publik me 26 punonjës dhe Institucione të tjera si: Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit dhe Agjencia për Diasporën. Institucione të tjera të drejtësisë nuk kanë patur ndryshime të theksuara, përjashto Gjykatën Kushtetuese me një shtesë prej 10 pozicione punësh.

Institucione te reja, 2018

Burimi: Open Data Albania

 

Etiketa: rritet numri i punonjesve ne administrateulet numri i ministrive


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2025

21 Korrik, 2025 8:15 am
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

20 Korrik, 2025 7:00 pm
Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…
Kryesore

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

20 Korrik, 2025 4:32 pm
Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit
Aktualitet

Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit

20 Korrik, 2025 3:55 pm
‘Optimistë për negociatat’/BE, Shqipëria hapa përpara me reformat..
Aktualitet

‘Optimistë për negociatat’/BE, Shqipëria hapa përpara me reformat..

20 Korrik, 2025 3:45 pm
“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/Rama:Ka ngrehina që rezistojnë për t’u shkulur vetë. Gjoba për..

20 Korrik, 2025 3:23 pm
Një grup kishte planifikuar vrasjen e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano
Aktualitet

Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

20 Korrik, 2025 3:04 pm
(VIDEO) Valë “ndëshkimesh”, bllokohen 30 mjete lundruese. Vendosen gjoba për..
Aktualitet

(VIDEO) Valë “ndëshkimesh”, bllokohen 30 mjete lundruese. Vendosen gjoba për..

20 Korrik, 2025 2:55 pm
Para
Passport/ Ambasadori i Japonisë: E njohin nga Kadare, 4 mijë japonezë vizituan Shqipërinë në 2017

Passport/ Ambasadori i Japonisë: E njohin nga Kadare, 4 mijë japonezë vizituan Shqipërinë në 2017

“Seks i çuditshëm” me turistin, humbet jetën prostituta

“Seks i çuditshëm” me turistin, humbet jetën prostituta

Vrasja makabre e gruas, lirohet njëri prej shqiptarëve në Itali

Vrasja makabre e gruas, lirohet njëri prej shqiptarëve në Itali
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Korrik, 2025

Dashi Sot pritet që të kaloni një ditë të ngjeshur me zhvillime kryesisht pozitive në aspektin profesional. Nga ana tjetër,...

Lexo më shumë

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com