Te Fundit

Raporti skandaloz i OSBE, Bushati shkarkon ambasadorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 19/09/15 |
b.f

TIRANË- Ambasadori shqiptar në OSBE Spiro Koçi shkarkohet nga detyra pa miratimin e Presidentit Nishani vetëm pak ditë pas publikimit të raportit skandaloz të OSBE për politikanët shqiptarë.
Përmes një shkrese të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, Qirjako Qirko, ambasadorit i kërkohet të lërë detyrën dhe brenda datës 1 Tetor të kthehet në Tiranë duke i premtuar edhe një vend pune në Ministrinë e Jashtme.

12016692_10207777037334804_1918997595_n

Kjo është faksimile e shkresës së MPJ
MPJ i kishte kërkuar para disa muajsh, Presidentit Bujar Nishani të firmosë dekretin e lirimit nga detyra të Spiro Koçit me argumentin se i ka mbaruar mandati. Por në mungesë të këtij dekreti dhe në kohën kur mediat publikojnë një raport të OSBE në Tiranë, Bushati vendos ta shkarkojë me kokën e tij, ambasdorin tonë në OSBE. Sipas Kushtetutës, Presidenti është i vetmi që ka tagër ligjor të lirojë apo të emërojë ambasadorët me propozim të Kryeministrit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas