Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta “Shekulli” sulmon Tahirin/ “Raporti i shërbimeve gjermane, dy baxhanakë drejtora policie në trafikun e kanabisit”

2016/10/02 at 11:52 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gazeta “Shekulli” sulmon Tahirin/ “Raporti i shërbimeve gjermane, dy baxhanakë drejtora policie në trafikun e kanabisit”

Teksa çdo ditë hidhen replika dhe kundër replika për kultivimin e lëndës narkotike kanabis sativa në Shqipëri, një tjetër material sekret zbulon detaje nga raportet e ndërkombëtarëve. Rreth një muaj e gjysmë më parë u publikuan 363 zonat ku mbillej lënda narkotike kanabis sativa, ndërsa në dokumentin “Top secret” të publikuar sot nga ‘Shekulli’ tregohet mënyra se si autoritetet italo­-gjermane kanë rënë në gjurmët e këtij fakti.


Në këtë material, tregohet qartë se si autoritetet italiane kanë sinjalizuar ministrinë tonë të Brendshme për kultivimin e bimëve narkotike në territorin shqiptar. Ndërsa në material, këto autoritete kanë theksuar bindshëm implikimin e punonjësve të policisë në kultivimin e kanabisit, deri tek ata që mbajnë edhe poste drejtues. Më shqetësues për ta, është implikimi i dy baxhanakëve, që mbajnë poste drejtuese në policitë e qarqeve, të cilët lejojnë trafikimin e drogës në Greqi dhe Itali.

DY KRYEPOLICËT

Një shqetësim i veçantë është rasti i dy drejtorëve të policisë së 2 qarqeve kufitare, që mbajnë edhe sipërfaqet ndër më të mëdha për kultivimin e bimës narkotike të cilët me njëri­-tjetrin kanë lidhje familjare (janë baxhanakë) si dhe lidhje të afërta në ministrinë e Brendshme. Këto zona janë bërë problematike për kalimin e drogave drejt Greqisë dhe Italisë. Raporti thekson se me urdhër të këtyre drejtuesve, policë të ndryshëm, janë të përfshirë në këtë aktivitet shumë fitimprurës për ta. Shqetësues në këtë raport është fakti i ndarjes së shumave të mëdha midis drejtuesve të policisë në Qarqe me kultivuesit dhe trafikantët, ku dhe policët e thjeshtë kanë pjesën e tyre.

Ky shqetësim është ngritur dhe nga DEA amerikane kohët e fundit, e cila tashmë ka filluar ta shikojë me shqetësim përhapjen e shpejtë dhe masive të këtij fenomeni në Shqipëri, duke e parë këtë vend si një nga vendet kryesore të prodhimit dhe të eksportimit në Europë të kanabis sativa. Shqetësim tjetër për ta është fakti i lidhjes së trafikantëve shqiptarë me drejtues të policisë apo dhe politikanë të ndryshëm, shkruan “Shekulli”.

OPERACIONET

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë operacionet në terren i kanë ndjekur edhe përfaqësues të lartë të policisë italiane, të cilët kishin dyshuar se informacionet e tyre nuk ishin marrë për bazë dhe se ishin hedhur poshtë nga drejtues lokalë të policisë shqiptare dhe se, në mjaft raste ishin dekonspiruar. Nga informacionet e marra në rrugë operative nga të ndaluarit dhe të arrestuarit gjatë kohëve të fundit në disa vende të Europës, institucionet ligjzbatuese italiane dhe ato gjermane kanë marrë informacione, për një formë që drejtues të ndryshëm të policisë përdorin për të mbrojtur kultivuesit dhe trafikantët e bimës narkotike kanabis sativa. Policitë lokale në bashkëpunim me FNSH, megjithëse bëjnë aksione ku shihen prerjet e bimës narkotike, nuk bëjnë asgjësimin e saj me djegie, që të sjellin shkatërrimin e plotë të bimës narkotike. Në këtë mënyrë vijojnë raportet e këtyre institucioneve, Drejtuesit e Policisë në qendër të aksioneve në terren, favorizojnë në një formë të sofistikuar kultivuesit dhe drejtuesit e tyre, trafikantët, ku në çdo rast vetëm bëjnë prerjen e bimës narkotike dhe jo asgjësimin e plotë të saj.

Pas prerjes dhe lënies në vend për disa orë, bima thahet dhe kjo ia lehtëson punën kultivuesve të cilët menjëherë pas largimit të policisë bëjnë zhvendosjen dhe magazinimin e saj. Të arrestuarit i kanë shërbyer institucioneve ligjzbatuese gjermane edhe në rastin e evidentimit dhe më pas finalizimit me sukses të shkatërrimit të një grupi kriminal i cili kishte si qëllim përpunimin dhe prodhimin e kokainës në Shqipëri dhe më pas shpërndarjen e saj në Europën Veriore, kryesisht në Gjermani. Informacionet e marra nga të arrestuarit e shumtë se tashmë Gjermania dhe vendet e Europës Veriore janë bërë tregu kryesor i trafikanteve të drogës nga Shqipëria kanë bërë që këto institucione ligjzbatuese të kenë një vëmendje më të madhe drejtë vendit tonë, si dhe të bashkëpunojnë me prokurorinë Shqiptare.

Gjatë kësaj periudhe është vënë re nga këto institucione (ligjzbatuese italogjermane) se vetëm në një përqindje të vogël të këtyre parcelave është bërë asgjësimi me djegie i kanabissativa dhe konkretisht djegia është bërë në parcelat e personave që nuk kanë paguar dhe nuk kanë lidhje me drejtuesit lokal të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, në këtë raport përmenden emrat e drejtuesve të policive në qarqe, apo në komisariate të caktuara, të cilët njihen për lidhjet e afërta me drejtuesit e ministrisë së Brendshme dhe që janë emëruar në këto poste pikërisht vetëm për këtë arsye. Këta drejtues janë persona të cilët direkt apo nëpërmjet ndonjë vartësi të tyre, mbajnë kontakte me kultivuesit dhe trafikantët në zona në të cilat operojnë.

ALARMI NGA ITALIA

Institucionet ligjzbatuese italiane, pas kapjes së një sasie prej disa tonë kanabis sativa, në brigjet italiane që ishin nisur nga Shqipëria dhe pas sinjalizimeve që kishin nga shërbimet e tyre inteligjente së një sasie shumë më e madhe është e magazinuar në Shqipëri, sollën pranë Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë avionë të cilët shërbyen për fotografime të sakta të të gjithë zonave në të cilat kultivohej bimë narkotike kanabis sativa. Pamjet e siguruara nga këta avionë edhe një herë, treguan se informacionet që ata kishin ishin të sakta dhe se nuk përputheshin me informacionet e ministrisë së Brendshme. Kjo për vetë faktin se, zonat të cilat pretendohen nga ministria e Brendshme shqiptare dhe zonat e sjella nga ata kishin ndryshim në numër parcelash dhe sipërfaqe zonash. Si rezultat i informacioneve fotovideo, të siguruara nga avionët, pala italiane e ndau këtë me drejtuesit më të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ka kërkuar nga këta të fundit që tashmë të bënin asgjësimin në terren të parcelave të evidentuara. /Shekulli/



Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Profil/ Gilda Osmani, 12 vjeçarja që luan me skuadrën e djemve, por që ëndërron Kombëtaren

Profil/ Gilda Osmani, 12 vjeçarja që luan me skuadrën e djemve, por që ëndërron Kombëtaren

Fotogaleri/ Katër të dashur në tre vite, çfarë po ndodh me Afërdita Dreshaj?

Fotogaleri/ Katër të dashur në tre vite, çfarë po ndodh me Afërdita Dreshaj?

Video/ Dasëm spektakolare në Pezë-Helmës, dhëndëri merr me helikopter nusen

Video/ Dasëm spektakolare në Pezë-Helmës, dhëndëri merr me helikopter nusen
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}