Epidemia e koronavirusit në Britani do të zgjasë deri më pranverën e vitit 2021 dhe në skenarin më të keq mund të prekë deri në 80 përqind të popullsisë, nga ku 15 përqind e të prekurve, ose 7,9 milionë njerez mund të shtrohen në spital për tu kuruar.
Këto janë parashikimet e frikshme të një dokumenti sekret të hartuar nga Public Health England, (Agjensia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kujdesit Social të Mbretërisë së Bashkuar), i cili është publikuar nga prestigjozia “The Guardian”.
Raporti sekreti zbulon se rreth 500,000 prej 5 milion njerëzve që konsiderohen jetësorë sepse punojnë “në shërbime thelbësore” do të sëmuren gjatë kulmit të epidemisë.
Dokumenti pohon gjithashtu se katër në pesë persona të popullsisë “pritet” të infektohen nga virusi, dhe sqaron se kjo mund të çojë në një tendosje të madhe të sistemit shëndetësor.
Mes të tjerave në raport ngrihet shqetësimi i mungesës së kapacitetit të sistemit shëndetësor britanik për të përballuar fluksin e të sëmurëve.
Një ekspert britanik i shëndetit publik u shpreh për “The Guardian” se virusi mund të largohet nga fundi i qershorit dhe të rikthehet përsëri në nëntor, sikurse ndodh zakonist me gripet e zakonshme.
Sipas tij, virusi mund të mbetet përgjithmonë sikurse mbeti A1H1 dhe SARS, por organizmi jonë do të ndërtojë me kohën imunitet ndaj tij.
Për këtë arsye, përveç masave për përballjen me gjendjen aktuale, kërkohet një planifikim për tu ndeshur me rikthimin e virusit në vjeshtë./Opinion.al