Një ditë pas publikimit të Raportit të Antidrogës italIane me shifra alarmuese që gjatë vitit 2017 kanë shënuar një rritje me mbi 117% të trafikut të marijuanës kryesisht shqiptare përmes dy brigjeve të Adriatikut, merr rëndësi pyetja;
A vazhdon ky trend rritje e trafikut të marijuanës në Adriatik dhe për vitin 2018?
Sa është sasia e marijuanës e sekuestruar deri më sot në këto 6 muaj të parë të 2018?
Deri më sot Antidroga Antialiane ka publikuar raporte mujore për 5 muajt e parë të 2018.
Sipas këtyre raporteve sasia e marijuanës e sekuestruar deri më tani në territorin italian është mbi 16 tonë.
Muaji shkurt e muaji mars kanë regjisturar saisnë më të madhe të marijuanës së sekuestruar nga opeacionet policore, afërsisht gati 4 tonë për secilin muaj. (mbi 3978 kg në muajin shkurt e mbi 3920 kg në mars)
Ndërsa muaji maj ka regjistruar sasinë më të ulët të marijuanës së sekuestruar në Itali me rreth 1800 kg.
Dhe gjatë vitit 2018 rajoni i Puglias dhe ai i Sicilisë konfirmohen si territoret me trafikun më të lartë të marijuanës. Sasia më e madhe e saj është sekuestruar në provincën e Brindizit, Lecces, Foggia, Catanias, Barit etj.
Ndërsa provincat e Livornos, Gjenovas e Milanos konfirmohen si territoret e trafikut më të lartë të kokainës.
Por operacionet e antidrogës italiane kanë cuar në sekuestrimin dhe të një sasie të kosniderueshme kokaine . Sipas raporteve të 5 muajve të parë të 2018 në territorin italian janë sekuestruar rreth 1400 kg kokainë. Ndërsa sasia e heroinës së sekuestruar është rreth 281 kg.
Vazhdon të mbetet i lartë numri i personave të sinjalizuar nga antidroga italiane si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Janë rreth 13 910 të tillë, mes të cilëve 5479 janë shtetas të huaj, ku mjaft prej tyre janë shqiptarë./OraNews/