Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti përfundimtar i SHBA zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

2025/08/04 at 8:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti përfundimtar i SHBA zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara, e themeluar më 2008, për t’i vlerësuar përpjekjet amerikane për të mbështetur Afganistanin, e ka dorëzuar raportin e 68-të, njëherësh i fundit, në Kongres – në të cilin përmenden shpërdorime dhe “korrupsion i përhapur” gjatë ndërhyrjes 20-vjeçare të Perëndimit, si dhe shqetësime rreth shkurtimeve të ndihmës nga administrata Trump.


Raporti është përpiluar nga Inspektori i Përgjithshëm Special për rindërtim të Afganistanit, agjenci qeveritare, dhe është publikuar më 30 korrik, dy javë para përvjetorit të katërt të ngjitjes së talibanëve në pushtet në Afganistan.

Në kapitullin e titulluar “Gjetjet kryesore në fund të misionit” theksohet se Qeveria afgane e përkrahur nga Perëndimi, me raste nuk i ka pëlqyer projektet që i kanë propozuar Shtetet e Bashkuara.

“Për shembull, agjencia ka gjetur se shumica e ndërtesave në pesë objekte të policisë kufitare afgane në vlerë prej 26 milionë dollarëve, ose kanë qenë të thata, ose janë përdorur për qëllime tjera, në njërin rast si kafaz i pulave”.

Në raportin prej 99 faqeve theksohet se ky vlerësim është i bazuar në hollësi që tregojnë se nëpër çfarë ka kaluar misioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

“Dhënia fund e raportimeve të agjencisë do të jetë humbje e madhe”, ka thënë Orzala Nemat, hulumtuese e lartë në Institutin Royal United Services me bazë në Londër, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Fatkeqësisht, keqpërdorimi i resurseve është fakt që nuk mund të injorohet. Është mirë që të paktën e kemi pasur një burim të besueshëm, dhe që mund ta citonim për këto pretendime teksa e vazhdonim punën”.

Analisti veteran për Afganistanin, Thomas Ruttig, ka thënë se ata që i kanë përcjellë raportet, e kanë pasur idenë e qartë se çfarë është duke ndodhur dhe se si do të përfundonte e gjitha.

“Politikanët i kanë injoruar të gjitha informacionet dhe kanë vazhduar me mesazhet e mira prej Afganistanit derisa trupat janë detyruar të largohen në gusht të vitit 2021. Është një arkivë shumë e vlefshme e asaj se çfarë ka shkuar keq në Afganistan. Do të kishte qenë shumë mirë nëse donatorët apo Qeveria amerikane do ta ndihmonin”, ka shtuar ai.

Në raport përmendet se shtetet evropiane dhe institucionet e ndryshme në botë kanë dërguar sasi të mëdha fondesh në Afganistan, çka e ka rritur ndjeshëm korrupsionin, të cilit zyrtarët amerikanë nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje sepse “prioritet e kanë pasur sigurinë”.

Ruttig, i cili ka punuar në Afganistan për Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë në periudhën 2000-2006, është pajtuar me vlerësimin sa i përket angazhimit të Perëndimit.

“Të gjithë kanë qenë të vetëdijshëm që korrupsioni është problem i madh, mirëpo ka rënë ndesh me strategjinë politike dhe gjithmonë ka qenë prioritet i dytë. Siguria gjithmonë ka qenë e para”, ka thënë ai.

Politika e Trumpit në Afganistan

Mirëpo, raporti përfundimtar nuk shërben vetëm si reflektim për misionin në tërësi.

Aty përmendet edhe ndikimi humanitar nga vendimet e administratës së presidentit amerikan, Doanld Trump, për t’i ndalur ndihmat për Afganistanin. Sipas raportit, Departamenti amerikan i Shtetit nuk e ka sqaruar pse programe specifike janë pezulluar.

“Byroja për Popullsi, Refugjatë dhe Migrim e Departamentit të Shtetit i ka thënë agjencisë se ata nuk kanë qenë të informuar pse disa programe janë anuluar dhe që as nuk kanë qenë të përfshirë në vendimmarrje”, është thënë në raport.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Departamentin e Shtetit që të ofrojë më shumë hollësi për këtë dhe detaje tjera që janë parë në raport.

Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm Special ka thënë se Uashingtoni “e ka ndalur gjithë ndihmën e huaj që ka pasur të bëjë me Afganistanin” prej muajit prill.

Ky vendim është marrë në përputhje me urdhrin ekzekutiv të janarit që përcaktonte se “ndihma e huaj amerikane dhe burokracia nuk janë në linjë me interesat amerikane, dhe në disa raste janë kundër etikës dhe vlerave amerikane”.

Brenda ditësh, administrata Trump ka marrë hapa të shpejtë për të shkatërruar Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila ka qenë agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për të shpërndarë ndihmë nëpër botë.

“Njerëzit janë në situata dëshpëruese pas ndaljes së ndihmave amerikane në Afganistan”, ka thënë Nemat, e cila ka punuar në projekte të USAID-it për të ofruar strehim për viktimat e trafikimit me njerëz.

 “Nuk e di se çfarë ka ndodhur me grupet e cenueshme që kanë qenë duke u strehuar nëpër ato qendra falë atij programi, dhe as nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka shtuar ajo.

Në raport përmenden edhe “deklarata kundërthënëse” rreth përpjekjeve të talibanëve për të konfiskuar asete, përfshirë makinat ushtarake nga operacionet e USAID-it që janë pezulluar këtë vit në Afganistan.

“USAID vuri në dukje se njësi të blinduara rëndë nga drejtoria e përgjithshme e inteligjencës së talibanëve kanë hyrë me forcë në kompleksin e partnerëve për zbatim projektesh, duke sekuestruar pajisje, para dhe dokumentacion të projektit”.

Mirëpo, ky vlerësim është në kundërshtim me informacionin e lëshuar nga Uashingtoni, sipas raportit.

“As Byroja për Popullsi, Refugjatë dhe Migrim, dhe as Zyra për largim dhe zvogëlim të sasisë së armëve nuk kanë thënë se partnerët janë përballur me ndonjë kërkesë të talibanëve për asete, të dhëna apo të dhëna persona të stafit”, sipas raportit.

Kjo çështje është tejet e ndjeshme, pasi vetë presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga talibanët që t’i dorëzojnë pajisjet ushtarake që i kanë lënë mbrapa forcat amerikane më 2021.

“Afganistani është njëri prej shitësve më të mëdhenj të pajisjeve ushtarake në botë, dhe a e dini pse? Janë duke i shitur pajisjet që ne i kemi lënë mbrapa”, ka thënë Trump në janar.

“Ne i duam mbrapsht pajisjet tona ushtarake”, ka thënë presidenti amerikan.

Agjencia që bënte vlerësime për këtë mision do të pushojë së ekzistuari në shtator.

Deri atëherë, ajo do të publikojë edhe një raport të fundit për mësimet që duhet nxjerrë nga Afganistani, Gaza, Siria dhe vende tjera, që mund të aplikohen për situatat e së ardhmes, më saktësisht për të kuptuar më shumë për misionet e ndihmës në shtetet jodemokratike. REL



Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Paralajmëron Trump: SHBA do godasë “shumë fort” Iranin sonte

11 Qershor, 2026 2:55 pm
Serbi u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA, BE paralajmëron rrezik sigurie
Bota

Serbi u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA, BE paralajmëron rrezik sigurie

11 Qershor, 2026 2:50 pm
Partneriteti 25 vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Nufi: Krenarë
Aktualitet

Partneriteti 25 vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Nufi: Krenarë

11 Qershor, 2026 2:46 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Trump: Ose marrëveshje, ose bombardime pa mëshirë

11 Qershor, 2026 2:03 pm
Para
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim

Trump thotë se Witkoff mund të udhëtojë për në Rusi në ditët në vijim

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?

Trump dhe nëndetëset bërthamore: "Mesazhi për Putinin"?

Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj

Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj
















TE FUNDIT

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
11 Qershor, 2026

Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, pas, siç tha...

Lexo më shumë

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
11 Qershor, 2026

Departamenti Amerikan i Shtetit ka komentuar për mediat shqiptare heqjen e “non gratës” për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha....

Lexo më shumë

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
11 Qershor, 2026

Ka nisur protesta qytetare kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, tashmë në ditën e saj të dymbëdhjetë. Protestuesit u...

Lexo më shumë

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
11 Qershor, 2026

Një vit para finales së madhe të Botërorit 2026, bookmakers-at ndërkombëtare kanë publikuar kuotat e para për fituesin e turneut...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}