Aktualitet

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR: Të dhënat personale kanë përbërë problem


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:22 - 26/04/21 |
el ida

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka dalë në të parën konferencë duke nxjerrë raportin paraprak mbi mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri.

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve, por misioni ka parë si problem daljen e të dhënave personale.

“Të dhënat personale të shtetasve shqiptarë kanë përbërë problem, kjo është nje thyerje privatësie, një pikë shqetësuese që duhet përmendur”, u shpreh ai, duke përmendur më pas edhe ngjarjen e Elbasanit.

“Patjetër duam të dënojmë incidentin e dhunshëm ku mbeti një person i vrarë në Elbasan. Patjetër që ky është një incident. Ky incident duhet të hetohet. Dhuna nuk duhet të tolerohet”, u shpreh Guliyev. /Opinion.al

Pas