Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti nuse – vjehrrë/ Çfarë thotë Armina Mevlani për marrëdhënien e saj me Liri Berishën

2017/10/05 at 6:55 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti nuse – vjehrrë/ Çfarë thotë Armina Mevlani për marrëdhënien e saj me Liri Berishën

Lidhja e gjatë me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, prej kohësh është stabilizuar, edhe pse çifti akoma nuk kanë në plan një ceremoni zyrtare martese. Armina dhe Shkëlzeni janë të lumtur bashkë, respektojnë punët dhe hapësirat e njëri-tjetrit, bashkëjetojnë dhe ndihen me fat për dashurinë e tyre.

Megjithëse është vënë shpesh në fokus të mediave rozë për raportin me familjen Berisha, Armina duket se tashmë është mësuar me reagimet, komentet dhe ndonjëherë edhe sulmet virtuale për raportin e saj me djalin e ish-Kryeministrit Berisha. Siç e ka deklaruar edhe vetë shpesh në media, marrëdhënia me familjen Berisha ka qenë gjithmonë mjaft korrekte. Ish-kryeministri, por edhe zonja e tij janë treguar përherë miqësorë me Arminën dhe kjo mjafton që edhe blogerja të gëzojë të njëjtin respekt për ta.

E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, për të rrëfyer më shumë për udhëtimin e fundit në Fashion Week, në Milano dhe Paris, Armina nuk u shpëtoi edhe pyetjeve nga jeta private. Pak kohë më parë, në portale qarkulloi me shpejtësi një foto selfie e Arminës me Liri Berishën. Nuse e vjehrrë i kanë buzëqeshur aparatit dhe kaq ka mjaftuar që titujt për një marrëdhënie të dashur mes tyre të bënin xhiron e rrjetit.

Megjithatë, Armina gjithmonë është korrekte kur pyetet për këtë raport: “Unë e kam shumë, shumë për zemër. Ajo është një zonjë që më mirëkupton. Sepse jo të gjithë prindërit mund ta bëjnë këtë. Në fillimet e mia, edhe prindërit e mi mund të kishin rezerva për punën time, por ajo më mbështet gjithmonë, e vlerëson për punën që bëj”, – thotë Armina për zonjën Berisha.

Duke qenë se e ëma e Shkëlzenit e kupton dhe e mirëkupton punën që bën nusja e djalit, e ka më të thjeshtë edhe të vendosë një marrëdhënie të mirë me të, ndaj edhe për Arminën, ajo është kthyer në një mikeshë të mirë: “E ndjej edhe si mikeshë, është një gjë shumë speciale për mua”, – thotë blogerja e njohur.

Nëse nuk kemi parë shumë foto bashkë nuse vjehrrë, nuk ka shumë rëndësi. Ato më të bukurat dhe profesionalet, Armina i ka të lara dhe i mban në këndet e shtëpisë dhe të zyrës së saj. 

Etiketa: armina mevlniliri berisha

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
Bota

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

8 Tetor, 2025 6:10 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Para
Ruçi: Ristan të kanë vënë qen stani, jo këlysh

"E ka për herë të parë"/ Ruçi vendos dorën në zemër, "fal" Bashën

Vuçiç: Kosova nuk kishte asnjë shans për UNESCO

Vuçiç: Kosova nuk kishte asnjë shans për UNESCO

Pas 30 vitesh martesë gruaja e kërcënon burrin me divorc, ka një arsye të pazakontë

Pas 30 vitesh martesë gruaja e kërcënon burrin me divorc, ka një arsye të pazakontë

TE FUNDIT

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
8 Tetor, 2025

Presidenti Trump duket se e sheh buxhetin federal si një “derrkuc kursimi” personal. Paralajmërimi i tij i fundit se disa...

Lexo më shumë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
8 Tetor, 2025

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti tha...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder
8 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas Indeksit të Billionaires të Bloomberg. Ylli portugez vazhdon të thyejë rekorde,...

Lexo më shumë

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko. Çuko...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com